“Është zyrtare…”- Dafina Zeqiri konfirmon zërat, zbulon se kur do të martohet me të dashurin biznesmen

Nov 6, 2023 | 18:13
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka konfirmuar aludimet e fundit se ajo do të martohet me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

dafina zeqiri-kreshnik gjergji

Në Brodcast Channel në Instagram, në një mesazh për ndjekësit Dafina shkruan: “Është zyrtare. Do të martohem në vitin 2024”.

WhatsApp Image 2023-11-06 at 18.08.54

Pra, siç duket, vitin e ardhshëm kemi një dasmë VIP, por ende nuk dihet asnjë detaj tjetër në lidhje me datën apo muajin kur çifti do të kurorëzojnë dashurinë.

-1200-630-1698867644x640-0-daffjpg-1698857946-276

Kujtojmë se Dafina prej disa muajsh është në një lidhje me Kreshnikun, romancë e cila lindi pas ndarjes së këngëtares me menaxherin e saj, DJ e njohur Geek.

-800-0-946d2b4d9ecc94cce209551b4679cc87

Mister mbeten arsyet e ndarjes së çiftit të cilët kishin disa vite bashkë.

Pas ndarjes, Dafina dhe DJ Geek ndërprenë dhe bashkëpunimin e tyre profesional, me këtë të fundit që u largua nga labeli Moneyz.

Tashmë Dafina ka nisur një “epokë të re” në jetën e saj dashurore, duke hedhur pas krahëve të shkuarën.

Da-1

Nga ana tjetër, gjatë sezonit veror, DJ Geek u përfol për një lidhje me ish-banoren e Big Brother Vip 2 Kejsi Mejdini, por nuk ka patur një konfirmim të lidhjes nga ana e tyre.

-640-0-198385dbf7c6286ae012a835f711cbfa

Dafina-Zeqiri-3 images k-2 daf-1 dafina

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura