Erion Veliaj në Izrael, takohet me kryebashkiakun e Tel Avivit në ‘MuniWorld 2021’

Oct 21, 2021 | 13:26
SHPËRNDAJE

2f34ce8f-bb57-4baf-b19b-ec4ab011db47Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në “MuniWorld 2021”, aktiviteti ku mblidhen bashkitë dhe zyrtarët e lartë nga qytetet kryesore të globit.

Kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim të veçantë me Ron Huldai, kryebashkiakun e Tel Aviv-it që prej vitit 1998. “Një vizitë e shkurtër në Izrael, për forumin e kryebashkiakëve në Muni Expo! I lumtur që u takova me mikun dhe mentorin tim të vjetër, Ron Huldai – kryetarin ikonik të bashkisë së Tel Avivit. Mezi pres vizitën e Kryetarit Huldai për European Youth Capital2022, si dhe krijimin e Qendrës Hebreje në Tiranë, siç njoftoi kryeministri Edi Rama”, shkroi në Twitter Veliaj

Ftesës së kryebashkiakut, që një nga ndalesat e Kryebashkiakut te Tel Aviv-it të jetë edhe Tirana, në kuadër të EuropeanYouthCapital2022, Huldai e vlerësoi maksimalisht dhe e mirëpriti si një mundësi për të bashkëpunuar konkretisht në projekte të përbashkëta.

Veliaj telaviv

Veliaj u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Jewish Impact, Robert Singer, ku diskutuan bashkëpunimet e ardhshme midis Qytetit të Tiranës, Qendrës për Ndikimin Hebraik dhe luftës kundër Antisemitizmit.

Ai zhvilloi takime edhe me Drejtoreshën e AJC, Avital Leibovich, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes vendeve tona për të promovuar sipërmarrjet e të dyja vendeve, me fokus në teknologjisë. Pjesë e axhendës së takimeve ishin dhe dy kompanitë izraelite të biznesit.

MuniEXPO 2021 u përshëndet nga Kryeministri Izraelit Naftali Bennett. MUNI EXPO, organizohet çdo vit nga Federata e Autoriteteve Lokale në Izrael, si dhe është aktiviteti kryesori i këtij lloji në Lindjen e Mesme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura