GAFA/ Erion Veliaj lë Bashkinë e Tiranës për të nisur punë si Prokuror?

Jun 4, 2016 | 17:15
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur pas marrjes në pyetje nga Prokuroria, në lidhje me këndin e lojërave te Parku i Liqenit Artificial.

veliajKryebashkiaku thotë se para hetuesit të çështjes ka sqaruar se brenda parkut është ndërtuar kënd lojërash për fëmijë dhe jo lokal siç ishte në planin fillestar.

“Sqarova koleget e Prokurorise per ate qe pane te gjithe, kendi i lodrave s’ka kafe e pallate. Te gjithe te qarte ”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në “Twitter” duke i cilësuar prokurorë si “kolegë”.

brliu

Veliaj u mor në pyetje për këndin e lojërave të Liqni, pas kallëzimit penal nga ana e PD-së dhe Presidenti i Republikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura