Erdogan deklaratë të fortë kundër kritikëve: Synojnë të hedhin dyshime mbi ekonominë e fortë të Turqisë

Sep 2, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se me manipulimet valutore synojnë të hedhin dyshime mbi ekonominë e fortë të Turqisë, raporton Anadolu Agency.

Erdoğan i shoqëruar nga ministrat turq nga e shtuna ka nisur një vizitë tre-ditore në Kirgistan. Ai gjatë një fjalimi në Forumin e Biznesit Turqi-Kirgistan në kryeqytetin Bishkek, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Kirgistanit, Sooronbay Jeenbekov, ka theksuar se sistemi ekonomik botëror i themeluar pas Luftës së Dytë Botërore ndodhet përballë një sprove të re.

thumbs_b_c_f9537233b5d72b60b98dcebc6987a788

“Sulmet e fundit me të cilat vendi ynë po përballet javët e fundit janë shembulli më konkret. Me manipulimet valutore synojnë të hedhin dyshime mbi ekonominë e fortë dhe solide të Turqisë. Edhe agjencitë e vlerësimit të kreditit janë politike, nuk janë të drejta dhe të sinqerta ku çdo hap i tyre është politik dhe janë si akrobatë. Prandaj mos u besoni këtyre akrobatëve, por gjithsecili të shikojë punën e tij ashtu sikurse kemi vepruar deri më sot”, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë u shpreh se është i qartë objektivi i këtij sulmi i cili kryhet nëpërmjet kursit të këmbimit valutor dhe i cili nuk ka asnjë bazë ekonomike dhe asnjë lidhje me parametrat e ekonomisë së Turqisë.

“Qëllimi këtu është që të marrin në dorëzim ekonominë e Turqisë. Qëllimin e kanë që punën e pambaruar në natën e 15 korrikut me tentativën e grusht shtetit nga anëtarët e ulët të FETO-s, që e kanë shitur shpirtin për 1 dollarë, ta përfundojnë me dorën e ‘killerave ekonomikë’. Por masat e marra nga shteti ynë, apo qëndrimi vendosur nga populli ynë, gjithashtu e kanë bërë të pasuksesshëm këtë përpjekje të grushtit ekonomik. Populli turk ashtu sikur i doli përballë armëve të puçistëve në natën e 15 korrikut, gjithashtu nuk do t’i dorëzohet armëve ekonomike të atyre që i kanë nën kontroll ato. Askush të mos ketë dyshim se ekonomia e Turqisë do të dalë edhe më e fortë nga ky proces”, theksoi Erdoğan.

Presidenti turk tha se janë të vendosur të ndërtojnë me kuptimin e plotë pavarësinë e ekonomisë në çdo fushë, por kryesisht në industrinë e mbrojtjes, duke shtuar se në këtë aspekt më parë kanë patur rreth 20 për qind të vetëmjaftueshmërisë e cila sot është 65 për qind.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura