Era dhe Nora Istrefi në ndihmë të të dëmtuarve pas tërmetit, dhurojnë të gjitha fitimet e koncertit

Dec 9, 2019 | 17:23
SHPËRNDAJE

Ndër njerëzit e famshëm që u kanë ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që preku vendin tonë, kanë qenë edhe këngëtaret e njohur Era dhe Nora Istrefi.

Ato kanë vendosur të organizojnë një koncert, fitimet e të cilit do t’i dhurojnë për personat në nevojë.

“Edhe pse nuk mbaj koncerte që sa për shkak që jom tu u marr me projekte t’reja, mvjen mirë që kemi me u pa t’premten n’Tiranë sidomos për arsyen që tgjitha fitimet kan me u përdor për ndihmatë njerëzve që kanë nevojë në Shqipëri”, shkruan Era.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura