“Enver Hoxha o b..q.. France”- Si u dënua me 10 vite burg fieraku për parrullat kundër diktatorit

| 21:12
SHPËRNDAJE

Denimi per parrullat kunder EnveritAjo që përflitej në popull për karakterin e Enver Hoxhës, kanë frymëzuar një qytetar që në urrejtjen e ligjshme të jetën mizerje, që po kalonte ta shfrynte në formën e traktit. Në qendër të kësaj këtij dufi ishte jeta e diktatorit në Francë në vitet e rinisë.

(Më parë, Aleksandri ishte arrestuar më 11.7.1975 dhe ishte dënuar nga Gjykata Popullore e Fierit me vendimin nr.325, datë 3.11.1975 në batë të nenit 73 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë me 7 vjet burgim).

Ai u arrestua më 30.4.1988 në qytetin e Fierit. Nuk pranoi akuzat e ngritura në bazë të nenit 55 të Kodit Penal dhe në gjyq kërkoi pafajësi.

Me vendimin nr.169, datë 12.8.1988, Gjykata Popullore e Rrethit Fier e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burgim.

Ndër të tjera në dënim thuhej:

“I pandehuri, i vendosur në vendimet e tij antisocialiste e kriminale, filloi që ta shprehë haptazi urrejtjen ndaj partisë e sidomos udhëheqësit të paharruar të saj e të popullit tonë, shokut Enver Hoxha, duke shkruar parulla të ndryshme nëpër pallatet e qytetit të Fierit. Këtë veprim ai e bërë pikërisht një ditë para festës së 1 majit, me qëllim për të krijuar e nxitur urrejtje në masat tona punonjëse ndaj themeluesit të partisë”./ Kastriot Dervishi, 55News

Nexhmije Hoxha-dasma me Enverin NEXHMIJE-DHE-ENVER-HOXHA-ME-FIQIRET-E-MEHMET-SHEHUN nexhmije-enver-hoxha enver-hoxha-3-e1525930104324 Enver Hoxha- MEhmet Shehu enver-hoxha-ramiz-alia enver_hoxha_kadri_hazbiu_1737

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.