EMRI/ I hodhën granata në oborr, zbulohet konflikti i hershëm i ish-deputetit në Shkodër

Jun 7, 2018 | 11:44
SHPËRNDAJE

Në oborrin e banesës të Shyqyri Çela, ish-Shefit të Komisariatit në Shkodër janë vendosur dy granata. Njëra ka shpërthyer në oborr ndërsa tjetra nuk ka shpërthyer.

Nga ana tjetër sipas burimeve për “Panorama”, Shyqyri Çela përpara se të futej në policinë e shtetit në vitin 1996 ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë me partinë Aleanca Demokratike. Më pas në vitin 1997 vëllai i tij ka patur një konflikt duke shkëmbyer të shtëna me disa persona të tjerë tek teatri “Migjeni”.

Pas asaj ngjarje Shyqyri Çela u largua drejt Amerikës. Kishte një muaj që kishte ardhur dhe pas ardhjes ndodhi vendosja e grantave në oborrin e banesës në lagjen Rus.

Nga sa mësohet ka vetëm dëme materiale teksa janë dëmtuar xhamat e banesës. Policia vijon hetimet.

(Foto ilustruese, granate dore)
(Foto ilustruese, granate dore)

Informacion Paraprak

Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër, i kanë hedhur një granatë, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar disa xhama të banesës, nuk ka persona të dëmtuar

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura