EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve, arrestohet në pikën kufitare të Hanit të Hotit 61-vjeçari polak

Apr 25, 2024 | 15:25
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas polak të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia, të dënuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

policiaA

I arrestuari Jan Stanek, 61 vjeç, rezulton i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim për këto dy vepra penale, ndërsa policia bën me dije se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Poloni.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia, të dënuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura