EMRI/ Kush është 38-vjeçari që lëvizte me armë zjarri dhe u prangos nga policia

Jun 23, 2022 | 10:20
SHPËRNDAJE

Një 38 vjeçar, banues në Fushë Kuqe, të Kurbinit, i identifikuar si Anton Gjoka u arrestua nga policia pasi mbante armë zjarri me vete dhe në banesë.

6fde1e3e-8c56-4f8d-a5c5-96bc8dea117c

 

“Bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u organizua operacioni policor i koduar “Zastava”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Anton Gjoka, 38 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në një çantë, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Zastava”, bëri me dije policia.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura