EMRI/ Korçari i vdekur në banesë, ndalohet një person. Ja dyshimet e hetuesve

Aug 24, 2018 | 10:45
SHPËRNDAJE

Ndalohet nje person i dyshuar pas ngjarjes se ndodhur ne Korce, ku shtetasi Nevruz Fiqi u gjet i pajete ne banese, nderkohe qe policia eshte duke hetuar per vrasje.

Gazetarja e “Panorama” ben me dije se policia ka ndaluar personin që u konfliktua mbrëmjen e kaluar me viktimën, duke e dhunuar në gjendje të alkoolizuar. Emiljano Nazifi po merret në pyetje nga policia për të zbardhur ngjarjen.

Policia e Korçës, foto ilustruese
Policia e Korçës, foto ilustruese

Me heret, burimet thanë se policia dhe prokuroria, jane ne pritje te ekspertizes mjeko – ligjore, qe do te percaktoje shkakun e vdekjes.

Burime nga policia e Korces bene te ditur, se nga kqyrja paraprake e trupit te viktimes,jane konstatuar gjurme gjaku dhe hematoma ne fytyre.

Ende policia nuk mund te konkludoje, nese plaget, jane shkaktuar gjate konfliktit me Emiljano Nazifin, i cili eshte shoqeruar dhe po merret ne pyetje, apo jane pasoje e humbjes se ekuilibrit dhe rrezimit pertoke te viktimes.

Pritet, qe 56 vjecari ti nenshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore, e cila do te kryhet nga nje grup mjekesh te Institutit te Mjekesise Ligjore, qe pritet te mberrijne ne morgun e Korces.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura