EMRI/ Ishte duke prerë degët e pemës, rrëshqet dhe bie, humb jetën 62-vjeçari

Jul 7, 2020 | 16:04
SHPËRNDAJE

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Këlcyrë, pasi ka rënë nga lartësia.

Mësohet se viktimë ka mbetur Avdul Merko, i cili kishte shkuar në një zonë pyjore për të prerë disa degë peme, por ka rrëshqitur dhe ka rënë.

b09fcbeb-5d7a-4c79-9d12-4953a3abd160

62-vjeçari, me profesion kasap, ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra si pasojë e përplasjes me tokën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura