EMRI/ I dënuar me burg për kultivim droge, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Apr 9, 2024 | 9:36
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçar i identifikuar si Orgest Koka, është vënë në pranga nga policia në Elbasan.

policiaA

Policia bën me dije se Koka ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, njoftojnë blutë.

Njoftimi i policisë

Lokalizohet dhe kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si rezultat i kontrolleve në terren në të gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Xibrakë, shtetasin në kërkim:

Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura