DETAJET/ Sherri që nuk po mbyllet, e gjithë familja me urdhra mbrojtjeje. Pse u dhunua mbrëmë biznesmenia në Lazarat, nipi i burrit e bëri për spital pasi…

Nov 19, 2019 | 10:29
SHPËRNDAJE

Gjirokastra_Stone_Bridge

Lavdije Buzheri nga Kordhoca e Lazaratit ka përfunduar në spital me dëmtime në kokë e trup pasi është dhunuar nga një person. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lazarat.

Shtetasja e dhunuar mësohet se është biznesmene dhe dhuna ka ndodhur pas një konflikti verbal që ajo ka pasur me autorin. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar deri më tani.

Por Panorama raporton se e dhunuara është në konflikt të brendshëm familjar që zgjat prej kohësh me njerëzit e burrit për ndarjen e pronave të familjes.

Konflikti mes 52 vjeçarjes Lavdije Buzheri dhe njerezve te burrit ka nisur pas vdekjes së njerit prej vellezerve.

Zenkat ndodhin me kunatin, vjehrrin dhe te tjere persona te familjes se bashkeshortit te saj.

Korespondentja e Panorama raporton se të gjithë familjarët kanë urdhëra mbrojtjeje ndaj njëri – tjetrit, plot 27 urdhëra.

Alfons Buzheri, nipi, është person me precedentë të mëparshëm penalë. Sipas policisë mbrëmë ka qenë nipi ai që ka siguruar urdhër mbrojtjeje. Gruaja ka dëmtime në kokë dhe është në repartin e kirurgjisë aktualisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura