EMRI/ Arrestohet i shumëkërkuari në Durrës, ishte dënuar me 6 vite burg

Nov 23, 2017 | 11:15
SHPËRNDAJE

Specialistët për Narkotikët ndalojnë një shtetas të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës,  në vijim të punës së tyre të pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht: Arjan Xhemali (Shabani) 44 vjeç, banues në Durrës.

 

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, shtetasin e mësipërm e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale” Trafikimi I narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë parashikuar në nenin 283/a / 2 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura