Emri/ Adoleshenti nuk i ndahej fqinjit, i vodhi tre herë shtëpinë. Në fund…

Nov 28, 2017 | 11:52
SHPËRNDAJE

Kapet mat adoleshenti, pas tre vjedhjesh qe kishte kryer ne te njejten banese. Policia e Korces njofton se ka dokumentuar me fakte ligjore tre vjedhje, të kryera në të njëjtën banesë dhe kapi dhe arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar te tyre, nje te ri vetem 18-vjec. Sipas policise ne pranga u vu Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë.

euro

Njoftimi i plote 

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë.

Më datë 27.11.2017, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit  J.D, 58 vjeç, në fshatin Çiflig, një shumë prej 6000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri.

Nga veprimet proceduriale dhe hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas është gjithashtu autor i dy vjedhjeve të tjera, ndodhur po në banesën e shtetasit të lartpërmendur konkretisht:

Më datë 05.11.2017, ku janë vjedhur 50 Euro dhe 6000 lek të reja. Si edhe më datë 25.11.2017, ku janë vjedhur 350 Euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura