EMRAT/ Pas arrestimit të drejtorit të LSI, pranga ish-drejtorit të PD dhe disa zyrtarëve të tjerë

Feb 2, 2018 | 17:48
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të ish-drejtorit të LSI-së Dashamir Xhika, prokuroria e Elbasanit ka lëshuar edhe 10 urdhër-arreste të tjera për skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Andi-Toma

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve, nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.

Të njëjtat burime pohuan për ‘BalkanWeb’ se nga 11 urdhër-arreste janë ekzekutuar vetëm 6 prej tyre, ndërsa priten ende të tjera arrestime. Përveç masës së arrestit, policia ka ushtruar edhe kontrolle në banesë tek zyrtarët në fjalë.

BW

http://www.balkanweb.com/site/pas-arrestimit-te-xhikes-per-skandalin-e-rruges-pranga-ish-drejtorit-te-pd-dhe-disa-funksionare-te-tjere-emrat/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura