EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë, do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

Apr 25, 2024 | 10:40
SHPËRNDAJE

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare.

ilir meta partia e lirise

Listën e kryeson, Edmond Haxhinasto, i cili është edhe Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar, më pas vjen Ilir Meta, kryetar i PL më pas me radhë zv. kryetari dhe dy nënkryetarët.

Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë do të mblidhet në datën 27 Prill, ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve.

  1. Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
  2. Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)
  3. Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)
  4. Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
  5. Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
  6. Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
  7. Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
  8. Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
  9. Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
  10. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
  11. Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
  12. Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
  13. Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
  14. Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
  15. Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
  16. Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
  17. Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
  18. Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura