EMRAT/ Nga vrasje me paramendim të shfrytëzimi i prostitucionit, OFL ‘ultimatum’ katër të ‘fortëve’: Deklaroni burimin e pasurive ose…

Nov 17, 2020 | 12:47
SHPËRNDAJE

ofl-pa-syze-e1594893196639Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularin e vëtëdeklarimit të pasurive, katër personazheve të botës së krimit, të dënuar për vepra të rënda penale.

Në ‘lupën’ e OFL kanë përfunduar “Fatmir Kallashi, Renato Rapaj, Lulëzim Çepele, Shkëlqim Kurpalaj”.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale të “vrasjes me paramendim”, “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “shfrytëzim prostitucioni”.

“Fatmir Kallashi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Renato Rapaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

Lulëzim Çepele, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Shkëlqim Kurpalaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thekson OFL.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura