Emrat/ “Më iku mendja”, shqiptari i ngul thikën gruas. Zbulohet shkaku i sherrit

Apr 19, 2018 | 13:11
SHPËRNDAJE

Shqiptari i ngul thikën gruas, duke e lënë në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Fruttuoso në Genoa, në një apartament ku jetonin burrë e grua.

karabinieri

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 50 vjec, Arben Kosova ka qëlluar me thikë gruan gjatë një sherri për shkaqe xhelozie.

Alarmin e dhanë fqinjët që dëgjuan ulërimat dhe zhurmat e forta që vinin nga hyrja e shqiptarëve. Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka gjetur përtokë trupin e gjakosur të gruas, 40-vjecare, Vojsava,  dhe ngjitur me të të shoqin, që nuk e mohoi krimin.

“Nuk e di cfarë më gjeti, më iku mendja”, ka thënë shqiptari para policisë. Ai është me porfesion murator, ndërkohë që gruaja punonte nëpër si kujdestare nëpër shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura