EMRAT/ Me 20 milionë euro drogë, ja ‘kapot’ shqiptarë të arrestuar në Itali. Fitimet i merrte Habilaj

Oct 17, 2017 | 11:52
SHPËRNDAJE

Një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë të përkushtuar ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur në Catania nga nga Guardia di Finanza, e cila me autorizim të Prokurorisë ka ekzekutuar një urdhër ndalimi kundrejt 11 personave.

Shqiptarët e arrestuar janë Meridian Sulaj 29 vjeç, Fatmir Minaj 55 vjeç dhe Moisi Habilaj 39 vjeç.

combo-finanza_-624x300

Italianët e arestuar janë Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe Antonino Riela.

Gjatë operacionit të policisë italiane janë sekuestruar dhe armë të tipit kallashnikov e municone si dhe 20 mijë euro.

Nga hetimet ka rezultuar se nga anëtarët shqiptarë të kësaj organizate, fitimet kryesore i merrte Moisi Habilaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Maridian Sula dhe Fatmir Minaj.

Ndërkohë, për anëtarët italianë të organizatës, kryesor është cilësuar Antonio Riela, i cili ka patur edhe precedentë të mëparshëm penalë me klane mafioze të trafikut të ilaçeve.

Katër italianë dhe tre shqiptarë u arrestuan, e ndërsa është lëshuar urdhëri europian për katër të dyshuar të tjerë. Gjatë operacionit të quajtur ‘Rosa dei venti’, u konfiskuan 20,000 euro para kesh.

Droga e armi: traffico Albania-Sicilia, arresti della Gdf
Droga e armi: traffico Albania-Sicilia, arresti della Gdf

Hetimet kanë zbuluar se banda ka qenë në gjendje të transportojë mbi 3.500 kg marihuanë nga bregdeti shqiptar në Itali, në disa raste janë arrestuar mbi 20 ‘korrierëve’, së bashku me armë kallashnikov dhe dhe qindra municione luftarake. Drogës ishte destinuar për sheshet e Catania, Ragusa dhe Siracusa ku do të kapte vlerën e mbi 20 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura