EMRAT/ Kush janë deputetet femra më të vogla në Parlamentin e ardhshëm

Jun 29, 2017 | 11:00
SHPËRNDAJE

Legjislatura e ardhshme e Parlamentit të Shqipërisë do të ketë tre deputete femra që janë nën 25 vjeç.

Ato janë Kejdi Mehmetaj, 24 vjeçe e cila kandidoi në Tiranë nën siglën e LSI dhe po nga kjo forcë politike, Floida Kërpaçi, kandidatja e LSI po ashtu për Tiranën, e cila është 23 vjeçe.

Kejdi Mehmetaj
Kejdi Mehmetaj

Ndërsa më e vogla është Reme Lala, 22 vjeçe (i mbush në 29 shtator 2017) e cila kandidoi nën siglën e PDIU në Dibër.

Të dhëna të tjera

Floida Kerpaçi
Floida Kerpaçi

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këto zgjedhje në Shqipëri, kanë marrë pjesë në votim 1.613.087 zgjedhës, ose 46,72 % e numrit të përgjithshëm.

Në rang kombëtar rezultati paraprak i zgjedhjeve, i mbërritur në KQZ në rrugë elektronike, përmban këto shifra:

Reme Lala
Reme Lala

Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme ka qenë 1.580.778.

Votat janë ndarë sipas subjekteve elektorale si vijon:

1. Partia Socialiste 763.999 vota ose 48,33 % e numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, e kthyer ne 74 mandate;
2. Partia Demokratike 455.481 vota ose  28,81%, mandate 43;
3. Levizja Socialiste per Integrim 225.678 vota ose 14,28%, mandate 19;
4. Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet 75.938 vota ose 4.8%, mandate 3;
5. Partia Social Demokrate 14.988 vota ose 0,95 %, mandate 1.
Partitë e tjera, të cilat nuk kanë kaluar pragun elektoral kanë marrë në totalin e tyre 44.661 vota, ose 2,8 % të votave të vlefshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura