Emrat/ Kush janë 3 shqiptarët e arrestuar me bosin e mafias kalabreze

Sep 18, 2017 | 17:14
SHPËRNDAJE

Ai bën pjesë në një prej familjeve më të njohura të botës së krimit në Milano, i lidhur me klanin e fuqishëm mafioz të Ndragetës. 42-vjeçari Luigi Pompeo, i njohur si Gino, është arrestuar nga policia italiane në Milano, së bashku me tre shqiptarë.

Ai është djali i bosit të drogës Rocco Agostino Pompeo, i cili u arrestua nga policia në Bruzzano, në veri të Milanos dhe ka qenë gjithmonë në qendër të trafikimit të drogës në këtë qytet.

combo-kqjB-U433702925339822JE-1224x916@Corriere-Web-Milano-593x443

Agjentët e policisë e ndaluan në flagrancë Ginon të premten pasdite me tre shqiptarë me akuzën e ngritjes së bandës kriminale që trafikon drogë.

BNë momentin e arrestimit, të premten në mbrëmje, ai dhe tre shqiptarët ishin duke fshehur 51 kile marijuanë dhe një seri kartëmonedhash false (242 kartëmonedha 50 euro dhe 88 kartëmonedha 100 euro), si dhe një pistoletë Browning, kalibër 7.65.

Përveç Pompeit, në pranga ranë edhe 3 shqiptarët, Eduard Korkaj, 31 vjec, Anxhelo Malollari, 30 vjec dhe Igli Malollari, 18 vjec, të gjithë të njohur për Policinë.

Një nga të arrestuarit, Eduart Korkaj, është plagosur në vitin 2009 gjatë një shkëmbimi zjarri në Lentate sul Seveso. Në atë kohë njihej me emrin Isa Korkaj, pastaj u kthye në Shqipëri ku ndryshoi emrin në Eduart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura