EMRAT/ Kush është 18-vjeçari që humbi jetën në aksident! Identifikohen edhe 4 të plagosurit, tre prej të cilëve janë në…

Feb 28, 2021 | 17:17
SHPËRNDAJE

Janë zbardhur emrat e personave, të cilët u përfshinë sot në një aksident të rëndë në autostradën Levan-Vlorë.

Burime për “Panorama.al” bëhet e ditur se viktimë ka mbetur shtetasi Ermir Tare 18 vjeç, ndërsa të plagosur janë shtetasit Rei Leskaj, Fori Duraj, Q.Dori dhe Klajdi Dori.

Mësohet se tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, dy të plagosur janë nga e njëjta familje.

SI NDODHI AKSIDENTI

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.

Sipas policisë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit u bllokua për disa minuta edhe rruga, ndërsa policia shoqëroi shoferin 40-vjecar.

Nga informacionet e para mësohet se dy mjetet që u përplasen ishin me shpejtësi të madhe.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, që i mori jetën të riut dhe 4 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE: 

Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçari/ Dy nga të plagosurit janë nga e njëjta familje. Mjetet që u përplasën ishin me…

VIDEO/ Aksident i rëndë në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën një 18-vjeçar, plagosen 4 të tjerë. Detajet e ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura