Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçari/ Dy nga të plagosurit janë nga e njëjta familje. Mjetet që u përplasën ishin me…

Feb 28, 2021 | 16:05
SHPËRNDAJE

Të tjerë detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Vlorë, ku një 18-vjeçar humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, siç raporton News24, 2 nga të plagosurit janë nga e njëjta familje.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.

Sipas policisë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç,  është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit u bllokua për disa minuta edhe rruga.

Nga informacionet e para mësohet se dy mjetet që u përplasen ishin me shpejtësi të madhe.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, që i mori jetën të riut dhe 4 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura