EMRAT/ Banda e shqiptarëve në Itali alarmon policinë. Mediat: Bazën e kanë në Tiranë

Aug 27, 2018 | 9:38
SHPËRNDAJE

Një bandë shqiptarësh në Itali, e cila është zbuluar nga policia vijon ende që të jetë në qendër të vëmendjes, pasi hetimet për ta po vazhdojnë akoma.

Sipas mediave në vend autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për bandën shqiptare që kishte kryer disa vjedhje, vetëm pak ditë më parë u arrestuan 4 anëtarë të saj.

itali_shqiptaret_banda

Të arrestuarit janë Meritan Tasha, 22 vjeç, Kostandin Cera, 34 vjeç, Adem Bodini, 27 vjeç, të gjithë të paligjshëm në territorin italian, dhe Daci Mensur, 32 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se sipas hetimeve pas tyre mund të jetë një organizatë e vërtetë e specializuar për vjedhjet midis dyqaneve dhe apartamenteve me një bazë logjistike në Tiranë.

Hipoteza që duhet shqyrtuar nga hetuesit është ngitur nga fakti se mallrat e vjedhura në Itali përfundojnë në tregun e zi në Shqipëri.

Po përpiqemi të rindërtojmë dinamikën e brendshme, gjithashtu do të kërkohet një person i pestë i cili do të kishte shpëtuar nga arrestim.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura