Emocionuese/ Arratisje mes plumbave për liri, ushtari i Koresë së Veriut tani nis jetën e re (VIDEO)

Nov 24, 2017 | 20:59
SHPËRNDAJE

Kjo vërtet mund të cilësohet si një ‘rilindje’ në kuptimin e plotë të fjalës. Një ushtar i Koresë së Veriut ka mundur të largohet nga kufiri për në Korenë e Jugut.

Pamjet dramatike që janë publikuar së fundmi në mediat botërore tregojnë momentin kur ushtari  bën arratisjen e çmendur në kufirin jugor me një xhip.

Rojet kufitare të Koresë së Veriut ishin vënë nga pas ushtarit dhe hapën zjarr mbi të duke e lënë kështu me disa plagë në trup.

Ushtari  rreth 20-vjec u pikas nga ushtarët e kufirit, të cilët qëlluan disa herë me breshëri në drejtim të tij. Video tregon ushtarin e plagosur mes gjetheve. Më pas ai është transportuar për në spital ku pas ndërhyrjeve kirurgjikale ka mundur ti shpëtojë.

Një nga mjekët në një prononcim për BBC tha se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale i është gjetur në bark një lloj paraziti, nga ku sipas tij kjo tregon se ushqeheshin keq.

“Tani ai është në një gjendje më të mirë, është duke u ushqyer me ushqime të lëngshme dhe është në gjendje të flasë dhe lëvizë.”

Më tej ai tregon për ‘ëndrrën’ e një jetë më të mirë të ushtarit ku përmend se: “Ai pëlqente serialet amerikane si SUCH, CSI etj dhe filmin Transporter 3 me Jeson Stathman.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura