“Emision i degjenerum”/ I ripublikuan videon e sherrit, ish-konkurrenti i “Për’puthen” reagon i revoltuar: Tani fillon punon truri për…

Sep 20, 2021 | 10:42
SHPËRNDAJE

Eri Aga u përjashtua nga “Për’puthen” për shkak të një përleshjeje fizike që pati në studio me Dorin, një tjetër ish-konkurrent. Mirëpo, javën e kaluar Dorit iu dha mundësia që të bëhej sërish pjesë e programit të dashurisë nëse publiku e votonte.

eri aga (6)

Për të treguar se Dori nuk është një fytyrë e panjohur për publikun, produksioni i “Për’puthen” transmetoi edhe një herë pamjet e sherrit që u zhvillua midis tij dhe Erit.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Agës, i cili ka reaguar ashpër në llogarinë e tij në Instagram. Fillimisht, ai postoi një status në të cilin shkroi: “Nuk e kanë me ça e rrisin audiencën mo dhe nxjerrin prapë pamjet e sherrit tim, ju q… emisionin!”.

Më pas, ai publikoi një tjetër shkrim të bërë nga fansat e Sindi Locit, ku shkruhej: “Uuu, të keni turp, sa fallco që jeni si emision. Uh, harrova, punoni sipas skenarit të Olsës ju. Sa lekë i dhatë që të futej përsëri në ‘Për’puthe’ që të kishte audiencë emisioni? Apo ka pranuar për të marrë pak famë? Eri Aga, do e fusin tani që dole ti normal, se nuk rri dot me luana, se luani e ha lepurin”.

eri aga (5) eri aga (7)

Më pas, ish-konkurrenti vendosi ta publikojë vetë të plotë videon e sherrit që ndodhi sezonin e kaluar, krah së cilës shkroi:

Meqë këto legenat e përputhjes nxjerrin videot e mia akoma dhe pse ka një vit që ka ndodh, ja se e nxjerr unë videon e pastër që ato janë përpjek me e mbulu. Dhe ju doni me rrit audiencën me videot e mia, ja se jua rris unë, po njerëzit e kanë marrë vesh kush jeni ju, sepse e kam thënë e në intervista që këtë morrin e keni fut për të më provoku mu nervat dhe t’më përjashtonit, se e dinit që po t’isha unë brenda, ju nxirrja të gjitha të palarat prandaj m’i prisnit pjesët në xhirime kur unë thoja t’vërtetën dhe për çdo gjo që kam thon në intervista ka dal e vërteta ime o emision i degjenerum.

Mos u mernit me mu se ju pata lënë rehat, po flija, tani jam zgju nga gjumi dhe fillon punon truri për ekstremizma… Edhe boni report prapë me mbyll instagramin po mu nuk ma ha për nji instagram, vetëm t’ju degjeneroj juve le të mbyllet instagrami”.

 

eri aga1eri aga (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura