Eminem merret në pyetje nga FBI, shkak dy këngë të reperit

Oct 25, 2019 | 19:25
SHPËRNDAJE

Që reperi Eminem nuk kishte një mendim të mirë të Donald Trump dihej, por askush nuk e dinte që tekstet e disa këngëve të tij, të konsideruara si “kërcënuese” kundër presidentit amerikan, kishin tërhequr vëmendjen e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat, në janar 2018, e morën në pyetje atë.

Kjo u bë e ditur nga “BuzzFeed”, e cila publikoi disa dokumente që dëshmojnë për marrjen në pyetje të reperit.

125035590-b74e0638-ba32-4fda-8f0c-9356f027e642

Këngët në shqyrtim ishin ” Framed “, ku përmendet emri i vajzës së Trump, Ivanka dhe “The Storm”.

Në këngën “Framed” Eminem luan rolin e një vrasësi serial me personalitete të ndryshme, i cili pyet veten se si trupi i Ivanka Trump përfundoi në bagazhin e makinës së tij.

Kënga tjetër në shqyrtim, “The Storm”, është një sulm i vërtetë kundër presidentit amerikan. Ai nënvizon se si Trump nxit urrejtjen mes njerëzve dhe përpiqet të shpërqendrojë amerikanët nga çështje të rëndësishme, siç është tregtia e armëve, duke sjellë vëmendjen në tema joserioze dhe sekondare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura