Emigrantët, Gjermania, Italia dhe Franca bashkohen në një qëndrim

Sep 2, 2015 | 21:18
SHPËRNDAJE

Shtetet e prekura më së shumti nga dyndja e emigrantëve drejt Bashkimin Europian si Gjermania, Italia dhe Franca, kanë arritur në një qëndrim të përbashkët për t’i kërkuar Unionit një shpërndarje më të drejtë të tyre në të gjitha vendet.

Foto marre nga "Ansa"
Foto marre nga “Ansa”

Agjencia e lajmeve “Ansa” shkruan se më parë ishte raportuar se me kërkesë të Gjermanisë, Italia kishte dhënë pëlqimin e saj për të rivendosur kontrollet në kufirin e Brenner dhe “njëkohësisht për të pezulluar përkohësisht marrëveshjen e Shengenit”. “Ky nuk është një pezullim i marrëveshjes Shengen, por vetëm një intensifikim i kontrolleve”, ka thënë guvernatori Arno Kompatscher i provincës autonome të Bolzanos.

Ndërkohë, “Ansa” raporton se Gjermania po sheh mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës për çështjen e emigrantëve. Ministri i Brendshëm gjerman Tomas De Maiziere po sheh mundësinë për të shkurtuar procedurat e trajtimit të emigrantëve.

Ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve kërkojnë një përgjigje më të fortë nga BE për çështjen e emigracionit. Ata i kanë dërguar edhe një dokument të përbashkët përfaqësueses së lartë të BE-së Mogherinit që kjo çështje të diskutohet në datat 4-5 shtator në Luksemburg.

Ndërkohë, në Hungari rreth 2.300 emigrantë kanë hyrë në 24 orët e fundit. Mediat e hungareze raportojnë se shifrat tregojnë për 500 emigrantë më shumë se një ditë më parë. Emigrantët kanë ardhur në këtë shtet nga Siria, Afganistani dhe Pakistani.

Mediat ndërkombëtare raportojnë gjithashtu se 6 persona janë arrestuar për trafik të qenieve njerëzore.

Ndërsa numri i emigrantëve në këtë shtet sa vjen edhe rritet, “Danas” raporton se qeveria ka vendosur të shtojë forcat e policisë në kufi me Serbinë me 2.106 policë.

Policia hungareze ka thënë se që nga fillimi i vitit 2014 e deri në mesnatën e së dielës, nga kufiri me Serbinë kanë hyrë rreth 153.561 emigrantë të jashtëligjshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura