Elvis Naçi: Turp të flasim vidhen apo jo donacionet

| 23:43
SHPËRNDAJE

I menjëhershëm ka qenë reagimi i shqiptarëve pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit.

Elvis-Naci-450x450

Drejtuesi i Fondacionit Firdeus, Imami Elvis Naçi, deklaroi këtë të martë gjatë emisioni “Opinion” në Tv Klan se janë dhuruar rreth 6 milionë e 500 mijë euro. Ai theksoi se beson që pas një turi, donacionet të mbyllen me rreth 10 milionë euro.

Naçi solli në vëmendje donatorë të ndryshëm të cilët kanë dhuruar edhe deri në 300 mijë franga. Ai përsëriti se paratë që janë dhuruar do të menazhohen nga vetë fondacioni i tij dhe do t’i bëhen transparente Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Imami theksoi se është turp të bisedohet nëse vidhen apo jo ndihmat dhe pas këtij tërmeti duhet të tregojmë një standard që i ka hije shqiptarit.

Blendi Fevziu: Ju keni thënë që reagimi ka qenë i menjëhershëm.

Evis Naçi: I jashtëzakonshëm. Me lot në sy i kanë dhënë shqiptarët lekët e tyre. Me lot ndër sy.

Blendi Fevziu: Do t’iu pyes se ju keni premtuar që në fillim që do të ndërtoni disa pallate në Thumanë. Do shohim se si është mundësia, ku do shkojnë. Kam përshtypjen që qeveria do të kërkojë t’i derdhni ca lekë.

Evis Naçi: Nuk është këtu problemi. Lekët, në veçanti unë dhe Arbri kemi thënë që transparenca do të jetë totale, por lekët do t’i menaxhojmë ne. Besoj se kemi rënë dakord. Transparenca duhet të jetë totale. Blendi ka një rrugë të mesme. Ne menaxhojmë lekët dhe transparencën ia komunikojmë Komitetit. Më fal se e bëmë dhe pak debat para se të filloni. Është turp të bëjmë sot në 2019, do vidhen apo nuk do vidhen. Të tjerët nuk kanë shtëpi Blendi, i ka zënë tërmeti, shqiptaria është në fobi.

Blendi Fevziu: Skepticizmi për ndihma ekziston gjithmonë.

Evis Naçi: Duhet ta kalojmë këtë turp. Tjetri ka donatuar 300 mijë franga, kur dëgjon këtë bisedë që do i vjedhim ne është turp.

Blendi Fevziu: Është katastrofë dhe atij i duket sikur i ka ikur mundi kot.

Evis Naçi: Prandaj them që nuk duhet biseduar fare për këtë. Duhet të jemi të përgjegjshëm që pas këtij të tërmeti të tregojmë standard që i ka hije shqiptarit.

Blendi Fevziu: Shpresojmë ta tregojmë.

Elvis Naçi: Edhe ju me “Opinionin” mund të tregoni seanca transparenca këtu. Unë bashkë me ty jemi të vendosur që do i shkojmë deri në fund.

Blendi Fevziu: Unë jam i vendosur që do i shkoj deri në fund, të shoh të paktën një njeri që të shkojë para drejtësisë. 51 viktima, asnjë person i ndaluar për momentin. Persona që kanë vendosur nën gërmadha qytetarë shqiptarë.

Elvis Naçi: Në qoftë se nuk do arrestohen do të ndodhë prapë. Duhet patjetër që të ketë arrestime dhe ta vuajnë ftohtësinë e qelisë ata që kanë prekur mbi gjakun e qytetarëve shqiptarë. /tvklan

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.