Elton Deda: Rita Petro e promovoi “Vrimën” në lokal, ja si m’u duk poezia

Dec 29, 2015 | 13:10
SHPËRNDAJE

Rita Petro 12088282_1660788304192945_5110794212272768039_n

“Vrima” është libri poetik i Rita Petros, që ajo i cilëson vargje të guximshme që zbërthejnë erosin. Po këto vargje janë kthyer në një mollë sherri mediatik, me mendime pro dhe kundër vlerës së vërtetë letrare të tyre. Nuk kanë mbetur jashtë këtij diskutimi dhe muzikantët, të cilët poezinë e konsiderojnë një element kryesor të krijimtarisë muzikore. Kantautori Elton Deda, i cili njihet për formimin e tij letrar, jep mendimin e tij në këtë zhurmë të madhe mediatike: “Promovimi i librit ‘Vrima’ të Rita Petros u bë në ‘Rockstock’.

E kam lexuar dhe më duket shumë interesant, sidomos mënyra e drejtpërdrejtë e stilit të të shkruarit. Nuk e kuptoj përse po bëhet kaq e madhe tani, kur ka gati dy vjet që është botuar libri”, tha ai. Në fakt, shkak i debatit u bë çmimi “Lumo Skëndo”, që iu dorëzua poetes gjatë 95-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare. Çmimi iu dha Shtëpisë Botuese “Albas”, që ka botuar librin e Petros, e cila është dhe drejtore e kësaj shtëpie botuese. Në librin “Vrima”, provokimi i poetes nis me ndjesinë e të shprehurit të ndjenjave erotike, duke u komentuar si provokuese, ngacmuese dhe të çuditshme për nga trajta poetike dhe fjalori i drejtpërdrejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura