Eliminimi i Al-Baghdadit, kush ishte kryeterroristi me “9 shpirtra”

Oct 28, 2019 | 13:52
SHPËRNDAJE

Është quajtur terroristi më i madh dhe është krahasuar me macet me nëntë shpirtra, pasi shumë herë është deklaruar i vrarë në sulme të ndryshme të aleancës kundër terrorizmit në botë dhe shumë herë është shfaqur përsëri i gjallë.

images (1)

Njoftimi për vdekjen e liderit të Shtetit Islamik, Al-Baghdadi ka shkaktuar reagim në të gjithë botën. Por shumë e kanë vënë në dyshim këtë vrasje, të konfirmuar edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Dyshimet janë ngritur pasi edhe më parë, shumë herë është thënë se ai është vratë gjatë operacioneve luftarake, por alBaghdadi dilte përsëri i gjallë pas njëfarë kohe. Por kush ishte me të vërtetë Al-Baghdadi? Një predikues, nxitës dhe frymëzues i urrejtjes për disa nga veprimet më të shëmtuara dhe më të dhunshme të para ndonjëherë.

Një i arratisur i pakapshëm i goditur nga dronët, i parë vetëm një herë në publik, kur shpalli Kalifatin. Sipas CNN, Al-Baghdadi besohet të ketë lindur në qytetin irakian të Samarasë më 1971-shin. Nëse vdekja e tij është e vërtetë këtë herë, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare. Ishte një nxënës i dobët dhe shikimi i tij i dëmtuar e pengoi atë të bashkohej me ushtrinë irakiane, sipas gazetës britanike “The Guardian”. Al-Baghdadi, me kombëtar irakiane, ishte një klerik ultrokonservator që u bë aktiv në kryengritjen islamike kundër forcave të SHBA-së pas pushtimit të vitit 2003 që rrëzoi Presidentin e Irakut, Saddam Hussein.

Ai u mbajt nga forcat amerikane në qendrat e paraburgimit të Abu Ghraib dhe Camp Bucca, ku një numër i udhëheqësve të ardhshëm të xhihadit u bashkuan ndërsa ishin në paraburgim ushtarak. Ai vazhdoi të bashkohet me Al-Kaedën në Irak, duke u ngritur në radhët e grupit të dhunshëm, ndërsa u bashkua me të tjerët për të formuar Shtetin Islamik të Irakut dhe përfundimisht trashëgoi udhëheqjen e saj në 2010- ën, kur paraardhësi i tij u vra në një operacion të përbashkët SHBA-Irak. Ndërsa grupi përfitoi nga një dalje ushtarake amerikane për t’u zgjeruar më tej, ai e riemëroi këtë grup në Shtetin Islamik të Irakut dhe al-Sham-ose Levant-i njohur më mirë si ISIS, në 2013, duke kërkuar të zgjerohet në Sirinë fqinje.

Në korrik 2014, menjëherë pasi ISIS njoftoi se kishte krijuar një Kalifat në Irak dhe Siri, Al Baghdadi mbajti një predikim nga një xhami në qytetin e kapur irakian, Mosulit. Ishte hera e parë që ai u shfaq në publik dhe e shpalli veten kalif: udhëheqës politik dhe fetar i bashkësisë globale myslimane. Al-Baghdadi është parë edhe në një rast tjetër, në një video të publikuar në prill të këtij viti.

Në mars, Shteti Islamik dorëzoi fortesën e tij të fundit territoriale në qytetin sirian, Bagiu. Kjo goditje e fuqishme materiale, por edhe simbolike, e privoi grupin nga aftësia e tij për të kërkuar legjitimitet si një kalifat islamik i rivendosur. Humbja nxiti një fjalim të ri publik nga Al-Baghdadi pas pesë vjetësh, në një video që u interpretua si një përpjekje për të konsoliduar udhëheqjen e tij, për shkak të mosmarrëveshjeve mes radhëve të ISIS dhe për të dëshmuar se grupi vazhdoi të ekzistonte pa territorin e tij.

AlBaghdadi ishte jo vetëm një drejtues operacional, por edhe një simbol i Shtetit Islamik, veçanërisht besimtarëve dhe ndjekësve të tij. Ai pretendoi se ishte nga i njëjti fis si profeti Muhamed. Vdekja e tij është një tjetër goditje kundër legjitimitetit të pretenduar të Shtetit Islamik dhe lë më pak hapësirë për ISIS të pretendojë se është i ndryshëm nga grupet e tjera ekstremiste të dhunshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura