Elhaida fiton besimin në vetvete, mediat: Zëri i saj më se i mjaftueshëm për të mbushur skenën gjigande të Eurovizionit

May 17, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Mbrëmja e 15 Majit ka qenë prova e dytë për këngëtarët e Eurovizionit. Elhaida Dani duket se ka ngjitur skenën madhështore me më shumë besim në vetvete se sa prova e parë, në të cilën mori disa kritika, madje u fol edhe për një përjashtim të saj si fituese e mundshme e kësaj gare.

Elhaida gjate provave te dyta

 Sot, Wiwibloggs”, shkruan: “Ndryshe nga shumë këngëtarë, Elhaida Dani nga Shqipëria nuk ka nevojë për objekte përkrahëse në skenë apo për kërcimtarë: Zëri i saj është më se i mjaftueshëm për të mbushur këtë skenë gjigande! Ajo kishte probleme me kufjet gjayë provës së parë. Por mbrëmë ajo në përgjithësi dukej më e sigurt dhe më rehat.

Sipas tyre, lëvizjet e saj në skenë mbërëmë ishin më të lirshme dhe të gjalla.

Si kurrë më parë, në minutën e fundit ishte më e fuqishme dhe i bënte lëvizjet me paramendim: Kjo është ai lloj force që shumë diva premtojnë, por shumë pak mund ta japin, shkruan “Wiwiblog”.

Rama: Zëri i Shqipërisë ka ndezur vigjiljen e EuroSong,

“zeri i Shqiperise qe ka ndezur vigjiljen e EuroSong, le ti japim gjithe mbeshtetjen tone ‪#‎ForcaElhaida‬‘,- shkruan Rama në Facebook. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura