Elhaida ekspozon sensualitetin, por fansat e kritikojnë: Dukesh tjetër njeri, kujdes me imazhin!

Apr 16, 2015 | 11:13
SHPËRNDAJE


Pasi ka siguruar vendin e parë me votat e publikut, këngëtarja që do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”, më 19 maj në Vjenë (Austri), Elhaida Dani tani po luan me imazhin. E njohur si “vajza e mirë” me fustane klasike të gjata në skenë dhe veshjet “casual” në jetën e përditshme, pak para festivalit ka menduar të shfaqet ndryshe në stil. Ndoshta e orientuar nga menaxherët e saj, Elhaida ka hedhur hapin e parë për të testuar fansat, ndërsa pozon me një fustan të kuq të puthitur pas trupit. Edhe mënyra se si shkrep foton është mjaft provokuese, duke na prezantuar një Elhaidë ndryshe nga ajo që jemi mësuar deri tani. Por, pas postimit të fotos në rrjetet sociale, miqtë dhe fansat e kanë kritikuar për këtë ndryshim, duke u shprehur se s’duket fare si ajo, se e ka tepruar me photoshop-in dhe se duhet të ketë kujdes me imazhin tashmë që ka krijuar një identitet të saj si këngëtare”. Të shohim nëse në “Eurosong” Elhaida do të zgjedhë të prezantojë këngëtaren seksi apo atë të thjeshtë. Elhaida kryesoi me “I’m alive” listën e këngëve më të pëlqyera në edicionin e 60 të “Eurosong 2015”, sipas votimit në faqen zyrtare të Eurovizionit wiwibloggs.com.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura