Elbasan, shpërthim municionesh, 1 i vdekur

Jun 29, 2013 | 18:03
SHPËRNDAJE

ELBASAN- Një punonjës i linjës së përpunimit të skrapit në ish metalurgjikun e Elbasanit ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka qenë aksidentale, ndërsa sipas policisë gjithçka ka ndodhur si pasojë e një shpërthimi, ku ka humbur jetën shtetasi, Gjergj Boduri.

Shkak për këtë shpërthim janë bërë municionet që gjendeshin mes metaleve. Policia tha se nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar të tjerë. Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura