“Ekziston skenari i mbylljes së shkollave”/ Ministrja Kushi tregon se kur mund të shkohet te masa drastike

Dec 2, 2020 | 9:41
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se ekziston skenari për mbylljen e shkollave nëse situata me Covid-19 në vend përkeqësohet.

ko

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ministrja tha se janë tre skenarë për zhvillimin e mësimit, ku i pari ka të bëjë me praninë fizike të nxënësve në klasa dhe i dyti me mësimin e kombinuar, ndërsa i trete me mësimin online. Kushi tha që Ministria e Arsimit është e përgatitur për mësimin e kombinuar nëse do ta kërkojë Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi mundësinë e mbylljes totale të shkollave ajo shprehet: “Patjetër që ekziston dhe ky skenar, ne i kemi përgatitur që në fillim të vitit tre skenarë. I pari skenari me prezencë fizike në shkollë, i dyti skenari i mësimit të kombinuar dhe i treti mësimi online. Këtë vendim nuk e marrim ne. Nëse Komiteti i Ekspertëve do të sugjerojë që situata e epidemisë është përkeqësuar në një nivel që do të na duhet, patjetër që ne do ta marrim këtë vendim, por nuk mund ta them në këto momente nëse do ta marrim pas dy javësh, pas 3 javësh apo nëse do ta marrim apo jo sepse është Komiteti i Ekspertëve që sugjeron hapat që do të marrë qeveria. Është dhe ky skenar dhe janë të publikuar që në fillim të këtij viti shkollor”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura