Ekzekutohet shqiptari, plagoset i vëllai/ Si ndodhi përplasja me armë në Gjermani, çfarë dyshon policia

Oct 4, 2019 | 8:54
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje pasdite Gjermaninë. Fillimisht, u raportua se bëhej fjalë për një luftë ‘bandash’ në mes të kosovarëve dhe serbëve, ndersa  më vonë u bë e ditur se një kosovar me emrin Fatos L, 39-vjeçar ishte ai që vdiq në vend dhe se një tjetër është plagosur rëndë. Familjarët kanë dhënë rrëfimin e tyre për Gazetën Express.

vrasja

Rreth orës 6 e 10 minuta të pasdites së të mërkurës policia në qytetin e vogël të Abensbergut në Baravrinë e Poshtme është njoftuar për të shtëna armësh, të cilat janë dëgjuar në parkingun e një supermarketi në rrugën “Strabuinber.

Pas arritjes së policisë, në parkingun e dyqanit është gjetur i vrarë një 39-vjeçar.

Siç shkruan mediumi gjerman ‘pi-news.net’, dy të dyshuarit njëri 30 vjeç dhe tjetri 41, janë shqiptarë nga Kosova, të cilët menjëherë pas ngjarjes kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia gjermane menjëherë janë aktivizuar në një aksion të madh kërkimi.

Menjëherë pas një gjysmë ore, janë dëgjuar edhe disa të shtëna të tjera. Siç shkruan gazeta gjermane në një udhëkryq në qytetin e Abensberg dy makina ishin ndalur njëra-tjetrës. Drejtuesit e makinave ishin grindur shkurtimisht, dhe më pas nga njëra makinë dikush kishte shtënë me armë tri herë duke lënë të plagosur rëndë një 46-vjeçar që gjendej në makinën tjetër.

Të dyshuarit fillimisht ishin arratisur me një makinë dhe më pas ishin arrestuar nga policia pas një aksioni të madh në të cilin ishin përfshirë edhe helikopterë policie. Ata nuk kishin rezistuar, ndërkohë arma me të cilën dyshohet se është shtënë u është sekuestruar.

Policia gjermane më pas ka zgjeruar hetimet duke bërë kontrolle të shumta nëpër apartamente. Sipas hetimeve dyshohet se është një konflikt në mes të strukturave kriminale të caktuara etnike e mirë të organizuara në Gjermani. Më këtë tashmë po merret edhe inspektorati i policisë për krime nga Landshut.

Gazeta gjermane “BILD” tutje ka dhënë detaje se i vdekur ka mbetur Fatos.L (39 vjeç) nga Kosova dhe se vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë, ndërkohë kishte speficikuar se motivet ende nuk dihen.

Për të sqaruar rastin, Gazeta Express ka arritur të vihet në kontakt me një familjar të tashmë të ndjerit Fatos.L i cili edhe ka publikuar ne ‘Facebook’, njoftimin për vdekjen.

“Po ka vdek. Ka ndodh ni vrasje edhe vllavi i Fatosit, Hakia është i plagosur randë, a Fatosi ka vdek meniher”, ka thënë Sejdi Oruqi për Gazetën Express, i cili është edhe familjar me viktimat.

Ndërkohë dyshohet se personat që kanë shtënë janë po ashtu nga Kosova dhe se kanë lidhje familjare me viktimat./GazetaExpress/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura