Ekzekutimi i pronarit të anijes së peshkimit, ja fotografia e viktimës

Jan 24, 2016 | 8:05
SHPËRNDAJE

Hyqmet Nexhipi, 52 vjeç u ekzekutua me automatik ndërsa drejtonte automjetin e tij tip “Honda”. Për ngjarjen e ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së shtunës, policia ka shoqëruar mbi 15 persona, por ende nuk ka asnjë të dyshuar konkret. Mes të shoqëruarve  është edhe i biri i tij, 23 vjeç.

vrasje vlore
Hyqmet Nexhipi

Nexhipi, pronar i një anije peshkimi me emrin “DRITA”, rezulton person me precedentë penal në Itali, ku ka qenë i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

Automjeti i viktimës
Automjeti i viktimës

Policia tashmë i ka përqendruar hetimet pikërisht në këtë pistë, ndërkohë që fillimisht u deklaruan si pistë ndonjë hakmarrje e mundshme dhe prishje pazaresh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura