Ekstradimi i Seitajt/ Deputeti demokrat: Një forcë madhore ka detyruar institucionet të mos shohin

Jan 31, 2018 | 22:41
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur të mërkurën në “Opinion” në TV Klan  për esktradimin e Nezar Seitajt drejt Italisë se ka një ndalim kategorik ku nuk lejon ekstradimin nëse ka një vendim penal në Shqipëri.

alibeaj

Alibeaj tha se është një forcë madhore në vend, që ka lejuar ekstradimin e Nezar Seitajt drejt Italisë dhe që detyron disa institucione që të mos shohin, shkruan opinion.al.

Sipas tij, për të verifikuar nëse personi në fjalë kishte një vendim penal, disa institucione në vend mund t’a kryenin; siç është prokuroria, gjykata dhe Drejtoria e Burgjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura