Ekstradimi i Nezar Seitit, reagon Ministri italian i Drejtësisë: Dorëzimi është në koherencë të plotë me…

Jan 31, 2018 | 23:41
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë italiane Andrea Orlando ka reaguar në lidhje me ekstradimin e financierit të Habilajve, Nazer Seitit.

“Dorëzimi i tij është në koherencë me angazhimet ndërkombëtare që janë detyruese për  autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007:m thuhet ndër të tjera në deklaratën e Andrea Orlandos.

orlando

DEKLARATE E MNISTRIT ITALIAN TE DREJTESISE ANDREA ORLANDO

“Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar SEITI Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare.

Dorëzimi i tij është në koherencë me angazhimet ndërkombëtare që janë detyruese për  autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007.

Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare, e cila madje mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve tona”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura