‘Eksodi’ drejt Gjermanisë e Austrisë, Lang: S’ka shanse për të marrë azil

Apr 15, 2015 | 10:43
SHPËRNDAJE

Është e pamundur që qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të mund të përfitojnë azil politik në Austri dhe Gjermani. Kështu ka deklaruar nga Tirana nëndrejtori i policisë austriake për azikërkuesit Franz Lang.

Franz Lang

Sipas zotit Lang qytetarëve duhet t’u thuhet e vërteta që të mos bien pre e mashtrimit nga ana e trafikantëve. Lang tha gjithashtu se kohët e fundit ka patur një rritje të numrit të emigrantëve ilegalë që kalojnë kufijtë.

“S’ka shanse të fitojnë azilin në Austri dhe Gjermani. Ata kthehen brenda një kohe të shkurtër në vendin e tyre…Thjesht po i gënjejnë e nuk është e vërtetë se ata mund ta fitojnë azilin. Kjo ka ndodhur me emigrantë nga Kosova që janë kthyer sërish në vendin e tyre”, tha Lang.

I pyetur nga gazetarët nëse kanë identifikuar grupe kriminale që trafikojnë qënie njerëzore, Lang u përgjigj:

“Kemi identifikuar…, ata marrin para të shumta e ka njerëz të varfër që kanë shitur diçka për të fituar një të ardhme në Austri…”.

Çfarë po bëhet për të frenuar emigrimin ilegal?

Gjithçka është t’i thuhet këtyre personave e vërteta…

Sipas Lang në vitin 1948 Austria ka qenë një vend i varfër, “por njerëit e bënë. Rinia punon, arsmimi i lartë ka ardhur nga puna e tepërt e qytetarëve të Austrisë që kanë ndërtuar vendin e tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura