EKSKLUZIVE/ Revolucioni te Skënderbeu, ja kush pritet të jetë trajneri i ri

Jun 19, 2018 | 14:55
SHPËRNDAJE

Me Ilir Dajën që mbetet vetëm për t’u konfirmuar zyrtarisht largimi nga Skënderbeu dhe kalimi te Flamurtari, drejtuesit e klubit korçar po bëjnë plane të tjera për kreun e pankinës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se trajneri i ri pritet të jetë Orges Shehi.
Lushnja Skenderbeu

Kapiteni dhe njëherësh portier i Skënderbeut do të tërhiqet nga futbolli dhe kësisoji drejtuesit i kanë propozuar që të vijoj detyrën e trajnerit, të paktën deri në janar të vitit të ardhshëm, kur dhe do të jetë mësuar vendimi i KAS-it të Lozanës. Shehi i ka kryer kurset e nevojshme të kualifikimit për t’u licencuar nga FSHF

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura