EKSKLUZIVE/ “Revolucion” në mbrojtjen e Partizanit, ikën një nga lojtarët e këtij reparti

Mar 29, 2024 | 9:01
SHPËRNDAJE

Partizani do të ndry shojë në verë. Klu bi i kuq është drejt mbylljes së një cikli 3-vjeçar, ku një pjesë e lojtarëve janë në fund kontratash dhe disa të tjerë kanë ardhur në pikën kur këmbëngulin për t’u shitur jashtë vendit. Ndalemi te mbrojtja, ku protagonistët e vitit të ardhshëm pritet të ndryshojnë, me klubin, që po nis thurjen e planeve të reja për “shtyllat” ku do të mbështetet difensiva.

PARTIZANI

ELJON SOTA – Fieraku në dy sezonet e fundit ka fituar një fanellë titullari dhe aktualisht është një ndër lojtarët kryesorë të repartit, por pavarësisht kësaj, burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se 25-vjeçari pritet të largohet në verë. Kontrata e tij me Partizanin skadon në verë dhe deri më tani asnjëra nga palët nuk ka zgjedhur të bëjë përpara për të tentuar rinovimin, që do ta mbante fierakun të veshur me të kuqe. Vetë lojtari nuk ka mbajtur qëndrim konkret në lidhje me të ardhmen, por më së shumti peshorja anon te një ndarja në fund të sezonit. Nga ana tjetër, klubi deri më tani nuk po mundohet të rinovojë me Sotën. Asgjë nuk mund të quhet e mbyllur, por mbrojtësi duket drejt largimit.

RINOVIMET – Partizani po punon për rinovimin e kontratës me disa futbollistë, përfshirë emra si Murataj, Maget, Atanaskoski dhe Sembene. Ky i fundit është ulur në stol në ndeshjet e kaluara, por pavarësisht kësaj, klubi ka besim te senegalezi. Burime pranë të kuqve për “Panorama Sport” bëjnë me dije se palët janë në bisedime prej kohësh për rinovimin dhe gjithçka duket në rrugë të mbarë. Kontrata aktuale e Sembene skadon në verën e ardhshme, njëjtë si Maget dhe jo vetëm. Nëse rinovon, Sembene pritet të marrë më shumë përgjegjësi sesa aktualisht në qendër të mbrojtjes.

NË PLAN TË PARË – Përveç Sembene, një rol më parësor pritet që në të ardhmen ta marrë edhe Marçelino Preka. Këtë sezon shkodrani ka arritur të bëjë mirë në çdo ndeshje kur ka zbritur në fushë. I vetmi element ku nuk ka garanci në lidhje me të, janë dëmtimet. Përveç tij, në harkun e pak javëve pritet të kthehet edhe Altin Bytyçi, tek i cili klubi ka besim të plotë. Pjesë e ekipit është edhe Mikuliç, që deri më tani ende nuk është “ndezur”.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura