EKSKLUZIVE/ Pakult e ka në listën e dëshirave, Kukësi gati firmën me qendër sulmuesin boshnjak

Jun 19, 2018 | 21:50
SHPËRNDAJE

Sebino Plaku dhe Dino Spehar duket se nuk mjaftojnë për sulmin e Kukësit. Klubi po bën gati edhe një përforcim në repartin ofensiv, për të kompletuar këtë të fundit në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve. Largimi i Sindrit Gurit dhe Amido Baldesë ka lënë një boshllëk të madh te Kukësi. Fillimisht, u preferua boshnjaku Petar Kuniç, por akordi me këtë të fundit nuk u arrit. Duke parë kohën e shkurtër që verilindorët kanë në dispozicion, nuk mund të presin pa fund Kuniç dhe kësisoj kanë hedhur sytë nga një tjetër sulmues.

Kukesi

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se trajneri Peter Pakult është hedhur vetë në sulm për të afruar lojtarin e shumëkërkuar. Përzgjedhja e austriakut është Haris Harba, sulmuesi shtatlartë boshnjak, i cili luan me Zlate Moravce në Sllovaki.

Harba është një qendërsulmues tipik, që mund t’u përshtatet më së miri skemave të trajnerit Pakult. Ai e ka nisur karrierën si profesionist në radhët e Olimpik Sarajevo, ndërsa më pas u ble nga klubi çek, Hradec Kralovë. Harba është aktivizuar edhe në Sllovaki me Spartak Trnava e Zlin, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë edhe e turqve të Erzumsporit.

haris harba

Mësohet se Pakult është i bindur te cilësitë e tij dhe e kërkon patjetër në skuadër. Drejtuesit e klubit i kanë dhënë OK-in trajnerit dhe po bëjnë gjithçka për t’i plotësuar kushtet futbollistit. Gazeta mëson se akordi në parim është arritur dhe tani mbeten vetëm detajet për të zyrtarizuar firmën.

S. Sulozeqi

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura