EKSKLUZIVE/ Igli Tare i ofron Flamurtarit një lojtar të Napolit, vlonjatët shpresojnë

Aug 25, 2018 | 22:58
SHPËRNDAJE

Merkatoja e Flamurtarit mbetet e hapur deri në fund, kështu që vlonjatët po bëjnë të pamundurën që ta përforcojnë ekipin me elementë që bëjnë diferencën. Lajmi më i fundit nga merkatoja është se Flamurtarit i është ofruar një lojtar i Napolit. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ai është francez dhe quhet Zinedine Maçaç.

machache

Mësohet se mesfushori i avancuar i është sugjeruar Flamurtarit nga drejtori teknik i Lacios, Igli Tare. Kujtojmë se ish-sulmuesi i Kombëtares, Tare, sezonin e shkuar solli te Flamurtari një tjetër lojtar nga futbolli italian. Ai ishte sulmuesi 22-vjecar i Lacios, Mamadou Tounkara. Edhe pse erdhi në Vlorë në janar si një blerje e bujshme dhe që do të bënte diferencën, Tounkara nuk la gjurmë, ndërsa mund të cilësohet si dështim dhe u largua këtë verë edhe pse erdhi në formë huazimi.

Zinedine Maçaç është emri më i ri që i ofrohet klubit nga vlonjati Tare. Mesfushori në pronësi të Napolit cilësohet nga mediat italiane si një talent, lojtar me cilësi të mira tekniko-taktike dhe gjithashtu në gjendje të mirë fizike. Mbetet për t’u parë tani nëse mesfushori i Napolit do të mbërrijë në Vlorë apo jo dhe më pas të diskutohet edhe për vlerat e tij.

Capture

KARRIERA- Zinedine Maçaç është 22 vjeç. Ai ka lindur më 5 janar 1996 në Marsejë të Francës. Mesfushori ka luajtur me disa klube në Francë dhe në Itali. Hapat e parë si futbollist i pati te klubi i Kanës për të vijuar te Marseja. Ndërsa, si profesionist karrierën e nisi te Tuluza ku luajti me ekipin e parë dhe të dytë. Më pas, Maçaç luajti te Marseja për t’u transferuar te Napoli, i cili në sezonin e fundit e huazoi te Karpi në Serinë B. Nëse vjen në Vlorë, Zinedine Maçaç pritet që të huazohet nga Napoli te Flamurtari.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura