EKSKLUZIVE/ “Hetimi për Beqir Ballukun u mbyll me urdhër nga lart!”- Dëshmitari i rremë hedh akuza të reja ndaj Kadri Hazbiut! Zbardhet ditari i rrallë i shefit të Sigurimit të Bllokut: Biseda në qeli me ish-hetuesin

Aug 17, 2021 | 23:34
SHPËRNDAJE

Enver Hoxha deshmitari-Kristofor Mertiri-AkuzaGjyqi ndaj Kadri Hazbiut është shoqëruar me një sërë dëshmitarësh dhe akuza të pafundme në mënyrë që ky i fundit të dorëzohej dhe të pranonte se kishte gisht në vetëvrasjen e mistershme të Mehmet Shehut dhe se ai ishte drejtuesi i ri i organizatës kundërrevolucionare që donte të eliminonte Enver Hoxhën dhe regjimin komunist.

VIJON NGA NUMRI I KALUAR (LEXO KETU)

Gazeta Panorama.al ka botuar në numrin e kaluar se si ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu u përball në gjyq me akuzën se kishte urdhëruar ndalimin e veprimeve të Shërbimit Sekret ndaj Jugosllavisë, por që sipas tij ky vendim ishte dhënë nga vetë Enver Hoxha dhe i transmetuar nga Hysni Kapo.

Shënimet e ditarit të Gani Kodrës, ish-shefit të Sigurimit të Bllokut, njeriut më të afër të Mehmet Shehut, tregojnë ‘grackën’ e re në të cilin kërkohej të futej nga Enver Hoxha, ish-ministri Kadri Hazbiu.

Ai u akuzua në gjyq nga ish-hetuesi Kristofor Mërtiri se ishte urdhëruar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Habziu për të ndaluar hetimet ndaj Beqir Ballukut, i akuzuar për organizimin e puçit në Ushtri.

Trupi gjykues e pyeti “na shpjego përse u mbyll procesi i Beqir Ballukut kur ai gjatë hetuesisë deponoi se do t’i vinte kokë procesit të tij”, Kristofor Mërtiri u përgjigj se procesi u mbyll me urdhër nga lart”, pohoi gjatë seancës gjyqësore dëshmitari.

Por për ish-ministrin Kadri Hazbiu urdhri nga lart kishte ardhur nga vetë Enver Hoxha dhe i zbatuar nga Hysni Kapo.

Gani Kodra tregon dhe bisedën private që ka patur në qeli me hetuesin Kristofor Mërtiri dhe rrëfimin e tij pse u detyrua të akuzojë Kadri Habziun.

Enveri Mehmet Shehu-Beqir Balluku

 AKUZOHET SE KISHTE MBYLLUR PROCESIN NDAJ BEQIR BALLUKUT

Kadriu akuzohej se i kishte dhënë urdhër grupit hetimor të komplotistëve ushtarakë me Beqir Ballukun në krye që ta mbyllte para kohe procesin. Këtë, sipas akuzës, e paskësh bërë nga frika se mos nga fundi i procesit do të dilte emri i Mehmet Shehut si organizator i puçit ushtarak në ushtri të drejtuar nga Beqir Balluku. Kadriu akuzohej se, sipas porosisë së Mehmetit, e kishte dhënë urdhrin për të mbyllur procesin, për faktin se i lodhur nga hetuesia, Beqiri mund të fliste se këtë puç ushtarak e kishin organizuar sipas urdhrit të Mehmet Shehut.

Kadriu nuk e kishte pranuar asnjëherë këtë akuzë. Trupi gjykues nxori dëshmitar Kristofor Mërtirin meqë ai ishte hetues i Beqir Ballukut. Kur u pyet nga trupi gjykues se përse je dënuar, ai u përgjigj se jam dënuar me 15 vjet heqje lirie për krimin e sabotimit të vijës së partisë në zhvillimin e luftës së klasave. Trupi gjykues e pyeti “na shpjego përse u mbyll procesi i Beqir Ballukut kur ai gjatë hetuesisë deponoi se do t’i vinte kokë procesit të tij”, Kristofor Mërtiri u përgjegj se procesi u mbyll me urdhër nga lart.

Në një mbledhje të grupit hetimor që e drejtonte Kadri Hazbiu, ku merrte pjesë dhe sekretari i Komitetit Qendror të partisë që mbulonte organet e Punëve të Brendshme, u tha se “me porosi të sekretarit të përgjithshëm të partisë procesi të shkojë drejt mbylljes brenda muajit”. Në këtë kohë hetimi për të pandehurit e tjerë Petrit Dume e Hito Çako kishte përfunduar, ndërsa me të pandehurin Beqir Balluku ishte nga fundi.

Në këtë kohë, mbas insistimeve të hetuesisë për t’i vënë kokë veprimtarisë së tij armiqësore, ai u përgjigj se do t’i vinte kokë. Në mbledhjen e grupit hetimor, meqë Beqir Balluku ditët e fundit të hetimit ishte shprehur se do t’i vinte kokë procesit, u dha orientimi që procesi të shkojë drejt mbylljes brenda afatit të caktuar dhe gjatë kësaj kohe të vazhdonte hetimi intensivisht me Beqir Ballukun.

ÇËSHTJEN “BALLUKU”, HAZBIU E PËRCJELL AKUZËN TE ENVER HOXHA

Kadri Hazbiu i kërkoi leje trupit gjykues dhe i bëri pyetjen dëshmitarit: Beqir Balluku e tha me dëshirën e tij shprehjen se do t’i vinte kokë procesit, apo u detyrua nga puna intensive e hetuesisë, dhe çfarë tha Beqir Balluku për kokën e veprimtarisë së tij? Dëshmitari Kristofor Mërtiri u përgjigj se Beqir Balluku nuk e tha atë shprehje me dëshirën e tij, por në bazë të kërkesave tona të vazhdueshme.

Mbas insistimit të hetuesisë ai tha se koka ishin udhëheqësit kinezë, “se jam ndikuar nga ata”. Atëherë Kadriu i drejtohet trupit gjykues duke thënë: Vetë deponimet e dëshmitarit hedhin poshtë akuzën që më bëhet. Nuk isha unë që dhashë urdhër për të mbyllur procesin e Beqir Ballukut, por ishte vetë sekretari i parë i Komitetit Qendror të partisë që dha udhëzimin për mbylljen e tij. Për këtë urdhër mua më vuri në dijeni edhe Hysni Kapo si dhe grupi hetimor. Kjo është e vërteta.

Gani Kodra, ish shefi i Sigurimit te Byrosë Politike duke folur per Gazeten Panorama
Gani Kodra, ish shefi i Sigurimit te Byrosë Politike duke folur per Gazeten Panorama

MËRTIRI MË TREGOI PËR PRESIONIN QË I KISHIN BËRË PËR TË AKUZUAR KADRIUN

Kur ishim në burg, unë dhe hetuesi i Beqirit, Kristofor Mërtiri, pas disa vitesh hapëm bisedën e gjyqit të Kadriut dhe daljen e tij si dëshmitar. Gjatë bisedave ai më tha: Hetuesit në burg më bënë shumë presion duke përdorur dhe dhunën fizike që unë të deponoja se Beqir Balluku kishte thënë se në krye të komplotit ishte Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, gjë që nuk e pranova në asnjë mënyrë se nuk ishte e vërtetë. Më thanë të pranoja se gjoja unë këtë të vërtetë e mbulova me urdhër të Mehmetit e Kadriut.

Më bënë dhe presion e premtime që të deponoja se procesi i Beqir Ballukut u mbyll me urdhër të Kadri Hazbiut që të mos dilte koka e komplotit që ishte Mehmeti e Kadriu. E vërteta nuk ishte ashtu, prandaj dhe në gjyq unë thashë atë që ishte e vërtetë. Kam pasur respekt të madh për Kadriun. Ishte njeri shumë i ndershëm dhe fisnik, gjatë punës që kisha me të më tepër është sjellë si shok sesa si epror. Dhe në gjyq mora parasysh çdo konsekuencë që mund të më vinte dhe e shpjegova problemin ashtu siç ishte e vërteta.

“Më ka bërë përshtypje,-thotë Kristofori,- se gjatë gjithë kohës që ka vazhduar procesi i Beqir Ballukut dhe ushtarakëve të tjerë, Mehmet Shehut nuk i dërgoheshin proceset e deponimit. Informacionet rreth procesit iu dërgoheshin Enver Hoxhës dhe veçanërisht Hysni Kapos. Gjatë bisedave të lira me Beqir Ballukun, e pyeta Beqirin se si i kishte pasur marrëdhëniet me Mehmet Shehun. Ai më tha: I kam pasur mjaft të mira. Kemi shkuar mjaft mirë dhe nuk kemi patur ndonjëherë grindje.

Kishim respekt për njëri-tjetrin. Vetëm njëherë më ka folur ashpër kur unë isha komandant Divizioni në Korçë pas çlirimit dhe Mehmeti ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm. Mehmeti kishte ardhur për inspektim në repartin tonë, ku gjeti shumë mangësi dhe me të drejtë më foli ashpër. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit dhe që nga ajo kohë marrëdhëniet tona qenë shumë të mira.

“Duke më folur Beqiri për marrëdhëniet e mira me Mehmetin, thotë Mërtiri– më shkonte mendja te fjalët që ishin hapur nga drejtuesit e lartë në krye të partisë. Dhe populli dëgjonte se Beqir Ballukun e ka futur në burg Mehmet Shehu, për arsye se kishin grindje midis tyre dhe se nuk e donin njëri-tjetrin. Kjo, sigurisht, ishte një lojë e drejtuesve të lartë të partisë për të krijuar urrejtjen në drejtim të Mehmetit, në kuadrot e ushtrisë që e donin Beqirin, si dhe në popull. Beqiri për Mehmetin fliste me shumë respekt. Bile, kur ishte i mërzitur më thërriste mua dhe bënim shaka”

MEMORIA DHE AFTËSITË E KADRIUT NË PROCES, TË JASHTËZAKONSHME

Në çdo përgjigje Kadriu ishte shumë i matur dhe mjaft i qetë, ai kishte një memorie të çuditshme, mbante mend ndodhi dhe probleme që kishin ndodhur më parë, sidomos urdhrat dhe detyrat që kishte marrë nga lart. Në shumë raste mbante mend jo vitet, por edhe muajt. Në çdo pyetje që i bëhej ai ishte shumë i saktë në përgjigjet e tij duke hedhur poshtë çdo akuzë me fakte bindëse, saqë trupi gjykues nga përgjigjet që merrte detyrohesh të kalonte nga një pyetje në një tjetër pyetje që nuk kishte lidhje me të parën, pasi nuk ishte në gjendje dhe nuk kishte fakte në përgjigjet bindëse që jepte Kadriu.

Një nga qëllimet kryesore të hetuesisë dhe të zhvillimit të procesit në gjyqin e zhvilluar ishte që të dilte me çdo kusht akuza që i bëhej Kadri Hazbiut se kishte qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Mehmet Shehut dhe krahu i djathtë i tij dhe që të dy sëbashku kishin drejtuar gjoja “organizatën kundërrevolucionare” për të rrëzuar udhëheqjen e partisë, për të vendosur kapitalizmin në Shqipëri. Mirëpo kur panë se Kadriu nuk pranoi kategorikisht asnjë akuzë në këtë drejtim, atëherë trupi gjykues filloi të përdorë dëshmitarët të cilët ishin përgatitur me shumë kujdes nga hetuesia për të akuzuar Kadriun me gjëra të paqena dhe të sajuara me mjeshtëri me qëllim që të hidhnin poshtë mbrojtjen që iu bënte Kadriu akuzave të tij.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

LEXO KETU:

EKSKLUZIVE/ Zbardhet ditari i rrallë mbi gjyqin e grupit të Kadri Hazbiut! Si u akuzua ish-ministri i Brendshëm për urdhrat që kishte dhënë vetë Enver Hoxha! Rrëfimi i dëshmitarit: Të jap fjalën e burrit, po…. (PJESA 10)

 

EKSKLUZIVE/ “Kadri Hazbiu u shit nga familja e sekretares së tij!”- Ditari i rrallë i shefit të Sigurimit në Bllok! Revolta e ish-ministrit ndaj njerëzve më të afërt që e tradhtuan në gjyq: T’ju vij turp, shqiptari s’e ka zakon… (PJESA 9) 

EKSKLUZIVE/ “Kadriu hyri nga dera e kuzhinës së vilës dhe…”- Zbardhet ditari i rrallë i ish-shefit të Sigurisë së Bllokut! Truproja e Mehmet Shehut akuzon ish-ministrin Hazbiu për takimin sekret para vetëvrasjes! (PJESA 8)

EKSKLUZIVE/ Nga mesazhi i fshehtë i bandës së Xhevdet Mustafës për Mehmet Shehun, te akuzat për takimin sekret në vilën e Kryeministrit! Zbardhet ditari i ish-shefit të Sigurimit në Bllok! Kurthi i ri për Kadri Habziun (PJESA 7)

EKSKLUZIVE/ “Mihallaq Ziçishti, një k*rvë e vjetër!”- Zbulohet ditari i rrallë i ish-shefit të Sigurimit të Bllokut! Si i hodhi poshtë Kadri Habziu akuzat për rekrutimin nga KGB dhe takimin me Titon! (PJESA 6)

EKSKLUZIVE/ “A mund të rrihem unë në këtë moshë?!”-Zbardhet ditari i rrallë i ish-shefit të Sigurimit të Bllokut! Përballja e parë e Kadri Habziut në gjyq: Na keni bërë tortura çnjerëzore! Jeni të paaftë të bëni detyrën! Hekuran Isai vinte çdo natë dhe… (PJESA 5)

EKSKLUZIVE/ “Takimi sekret në shtëpinë e Mehmet Shehut”- Zbardhet ditari i rrallë i ish-Shefit të Sigurisë së Bllokut: Mbledhja e partisë që alarmoi Enverin! U përdorën bandat e Hamit Matjanit dhe Zenel Shehut për të….(Pjesa 4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura