PRAPASKENAT /”Ishin shokë të ngushtë!”- Zbulohet ditari i rrallë i ish-shefit të Sigurimit: Pse Enveri përzgjodhi Ziçishtin për të fundosur Kadri Habziun! Si hetuesit e torturonin dhe e kërcënonin me pushkatimin e të vëllait! (EKSKLUZIVE)

Aug 8, 2021 | 21:28
SHPËRNDAJE

Enver Hoxha Gjyqi-Gani-Kodra-seanca-misteri-prapaskenat-Panorama-EkskluziveIshte prilli i vitit 1983. Në bankën e të akuzuarve para trupit special gjykues të kryesuar nga Aranit Çela dhe nga prokurori Rrapi Mino, rrinin të lidhur ish-personalitetet më të suksesshëm të shtetit komunist si Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Gani Kodra, Ali Çeno etj. 

VIJON NGA NUMRI I KALUAR (LEXO KETU)

Për arsye të masave të larta të sigurisë dhe të sekretit, gjyqi zhvillohej në një nga dhomat e vogla brenda ambienteve të burgut nr.313 në kryeqytet.  Të gjithë ata akuzoheshin si pjesëmarrës në organizatën më të rrezikshme kundërrevolucionare, e cila ishte drejtuar nga Mehmet Shehu. Të gjithë, pa përjashtim, rrezikonin dënimin me vdekje.

Qëllimi i prokurorisë, hetuesisë dhe gjykatës ishte që të kryqëzohej Kadri Hazbiu duke u akuzuar si agjent. Nëpërmjet tij ishte direkt i akuzuar Mehmet Shehu. Në këtë mënyrë vërtetoheshin deklaratat publike të Enver Hoxhës për Mehmetin. Çuditërisht, nga pamja e jashtme opinioni i gjerë e pranoi në një farë mënyre atë që u servir nga selia supreme e udhëheqjes politike të vendit, pavarësisht se vetvetiu te gjithkush ekzistonte një farë rezerve.

Gjithsesi, gjithçka iu la kohës. Megjithatë, për më se 25 vjet me radhë, vetëm është aluduar mbi atë gjyq që u konsiderua nga më misteriozët dhe më të dyshimtët, por askush nuk ka treguar, të paktën deri sot, një dokument të saktë zyrtar mbi atë që ka ndodhur mbi ish-ministrin historik të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiun.

Gjithçka bëhet e mundur sot. pas zbardhjes së ditarit personal të Gani Kodrës, njërit prej të arrestuarve dhe të akuzuarve të atij grupi dhe që gjatë gjithë procesit gjyqësor ka ndenjur në krahë të Kadri Hazbiut. Në numrin e sotëm nga ditari sekret i Gani Kodrës dhënë ekskluzivisht për gazetën “Panorama.al” botohet rrëfimi i Mihallaq Ziçishtit para trupit gjykues, i cili, për shkak të torturave të jashtëzakonshme, arriti të bashkëpunojë me hetuesinë. Cilat ishin dëshmitë e Ziçishtit që rënduan pozicionin e Kadri Hazbiut dhe pse Enver Hoxha zgjodhi pikërisht atë për të bërë deklaratat e forta.

Mihallaq Zicishti ne gjyq duke deshmuar kunder Kadri Hazbiut

PËRSE MIHALLAQ ZIÇISHTI PRANOI TË BASHKËPUNOJË ME ENVER HOXHËN

Shtrohet pyetja se si e pranoi Mihallaq Ziçishti përmbajtjen e këtij procesi duke u bërë akuzuesi kryesor i Kadri Hazbiut me të cilin për vite me radhë kishin qenë shokë të ngushtë, madje kishin punuar në një sektor duke ndarë bashkë të mirat dhe të këqijat që dilnin gjatë punës.

Një gjë duhet thënë dhe pranuar dhe që dihet nga të gjithë, se ka njerëz që i rezistojnë presionit, cilido qoftë ky presion, duke mos përfillur as vdekjen që i kanoset. I rezistojnë çdo lloj torture sado të egra qofshin. Kështu ishte Kadri Hazbiu. Por ka edhe njerëz që kanë dobësitë e tyre, mendojnë shumë për jetën e fëmijëve të tyre, aq sa arrijnë të sjellin ndërmend edhe faktin se mund t’ua pushkatojnë fëmijët apo dhe shumë gjëra të tjera që sjellin dobësi në rezistencën e tyre gjatë hetuesisë.

Pikërisht këto dobësi studioi Enver Hoxha te Mihallaqi dhe iu dha porosi Hekuran Isait dhe grupit të hetuesve që punonin me të që të bënin të pamundurën duke përdorur çdo mjet fizik e psikologjik që ta thyenin me çdo kusht. Mbi këto porosi dhe metoda hetuesit dhe prokurorët, gjatë seancave të hetimit ia përmendnin vazhdimisht se atë dhe vëllanë e tij i priste pushkatimi i padiskutueshëm në rast se nuk tregohej i sinqertë me partinë.
Fjala sinqeritet nënkuptonte bashkëpunimin me hetuesinë për të pranuar para trupit gjykues ato që i servireshin. Ata, pasi i përmendin pushkatimin e tij dhe të vëllait, i premtonin se tmerri do të arrinte deri dhe te fëmijët, të cilët nuk do të jetonin në rast se ai nuk do të pranonte të gjitha ato gjëra që ishin të shënuara në procesverbal. Kështu, nga të gjitha torturat çnjerëzore që iu bënë direkt nga Hekuran Isai dhe nga hetuesit e tjerë çnjerëzorë, si Florian Koloneci, Sokol Koleka etj., Mihallaqi nuk rezistoi dot, por pranoi që të flasë dhe të akuzojë Kadri Hazbiun sipas gjërave të sajuara dhe të përpiluara në proces. Ata mendonin se me këto forma do të mund ta vinin Kadriun me shpatulla pas muri.

kadri Hazbiu1

PËRSE ENVERI ZGJODHI MIHALLAQIN

Shtrohet pyetja, përse zgjodhën Mihallaq Ziçishtin si kyçin kryesor që mund ta akuzonin e zbërthenin Kadri Hazbiun? Kjo, kuptohet, se ata të dy kishin qenë shokë të vjetër duke punuar për shumë vite me radhë në një sektor. Në këtë mënyrë çdo gjë që do të thoshte Mihallaqi për Kadriun do të besohej nga të tjerët.

Enver Hoxha e dinte mirë se askush nga ne të tjerët nuk kishim folur asgjë. Në fillim u morën me Feçor Shehun, te i cili, me gjithë torturat çnjerëzore që hiqte, patën shpresë se do të fliste. Por në fakt Feçori me burrëri jo vetëm që nuk pranoi asgjë për vete, por nuk tha asnjë fjalë për të tjerët.

Pastaj u kapën te Llambi Peçini që edhe ai në fillim tha disa gjëra të mjegullta, por më vonë i hodhi të gjitha poshtë, duke thënë se çdo gjë që kam thënë nuk f janë të vërteta por kam deponuar nga zori prej torturave që më kanë bërë.

Kështu që kyçi kryesor për të akuzuar Kadri Hazbiu mbeti vetëm Mihallaqi. Vetëm mes deponimeve të tij do të arri hej që populli të kuptonte sajesën se në krye të organeve të sigurimit kanë qenë kuadro të zbulimeve të huaja, siç ishin Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj.

Pogradec-Enver-Hoxha-Hekuran-Isai-Ramiz-Alia-dhe-Nexhmie-Hoxha-720x415-750x375

ÇFARË THA MIHALLAQI PARA TRUPIT GJYKUES

Në deponimet e tij, Mihallaq Ziçishti pranoi se ka pasur një organizatë “kundërrevolucionare”, se të gjithë pjesëtarët e saj ishin agjentë të vjetër në shërbim të zbulimeve të huaja dhe se kryetari i kësaj organizate ishte poliagjenti Mehmet Shehu. Përveç sa thashë më lart, deponimet e Mihallaqit, sipas trupit gjykues dhe hetuesve, do të ndikonin që në fillim për të vënë me shpatulla pas muri Kadri Hazbiun. Me gjithë presionet shtazarake që i kishin bërë, Kadri Hazbiu jo vetëm që nuk kishte pranuar asgjë, por i kishte hedhur ato poshtë me argumente e neveri. Që në fillim ai bëri një përshkrim se si ishte rekrutuar agjent i zbulimit jugosllav që në kohën e luftës Nacionalçlirimtare.

“Në fillim të vitit 1943”,- tha ai isha efektiv në batalionin partizan “Fuat Babani” në zonën e Korçës. Në këtë periudhë bëra një gabim në luftë dhe më dënuan duke më ulur përgjegjësi. Këtë e shfrytëzoi Dushan Mugosha, i cili në atë periudhë ishte i deleguar i Partisë Komuniste jugosllave në atë zonë.

Ai më afroi duke më mbajtur afër, je që solli që pas një periudhe kohe, unë të vihesha në shërbim të tij. Pas kësaj, gjatë gjithë periudhës së luftës, unë mbaja lidhje të vazhdueshme me të, kurse mbas çlirimit ato lidhje i mbajta me zbulues të tjerë jugosllavë, të cilët kishin ardhur si këshilltarë pranë Sigurimit të Shtetit. Unë kisha detyrë të jepja dhe merrja informata dhe udhëzime. Këto lidhje i mbajta derisa u prishën marrëdhëniet me e Jugosllavinë.

“Në vitin 1950”, -vazhdoi më tej ai unë shkova për specializim në shkollën e zbulimit sovjetik në Moskë. Në këtë grup bënte pjesë edhe Kadri Hazbiu. Gjatë asaj periudhe që qëndrova në shkollë në Moskë, më mori në lidhje zbulimi sovjetik, që i kishte marrë të dhënat nga zbulimi jugosllav dhe më vuri në shërbim të tij, të cilit i shërbeva deri në fund.

Merrja udhëzime dhe jepja informacione për të gjithë sektorët e shtetit, edhe për udhëheqjen e Partisë së Punës se çfarë ndodhte brenda saj. Më kujtohet se një natë tha Mihallaqi – erdhi Kadri Hazbiu, duke m’u afruar në dhomë pasi ishim vetëm për vetëm dhe më tha: “Dëgjo Mihallaq, sonte me rekrutoi zbulimi sovjetik duke u bërë bashkëpunëtor i tyre dhe më dhanë detyra bashkëpunëtor i tyre dhe më dhanë detyra dhe udhëzime të “nuk je ti i pari, pasi mua po ajo punë më gjeti, duke u vënë dhe unë në shërbim të zbulimit sovjetik”.

HEKURAN ISAI MBANTE KONTAKTE ME ENVER HOXHËN

Mihallaqi fliste qetë dhe rrjedhshëm duke iu përmbajtur me përpikmëri procesverbalit të hartuar nga hetuesit me në krye Hekuran Isain, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm dhe drejtonte direkt hetuesin e grupit tonë. Ai punonte gjithë natën në burg, duke pyetur secilin prej nesh dhe herët në mëngjes nisej për në Vlorë, për të takuar Enver Hoxhën që ishte atje me pushime. I raportonte të rejat nga hetuesia dhe merrte udhëzime nga ai me pyetje të përgatitura në mënyrë që procesi të ndërtohej sipas fantazisë që kishte Enver Hoxha dhe të dilte ashtu siç ia kishin servirur në fjalime popullit.

Mihallaqi vazhdoi deponimet e tij, duke thënë: “përveç se Kadri Hazbiu ishte agjent i zbulimit sovjetik, ishte dhe agjent i zbulimit jugosllav i rekrutuar fill pas çlirimit. Këtë ma kishte thënë Nesti Kerenxhi, që në vitin 1945 ishte zëvendësi veçante, kur përfundoi unë i thashë se kryesor i Koçi Xoxes.  Ai më pati thënë, vazhdoi Mihallaqi, se në një takim që kish te pasur në atë kohë me Titon në qytetin Pula të Jugosllavisë, e kishin pyetur për Kadri Hazbiun, duke i thënë që është djalë i zgjuar dhe duhet ta mbani afër. Nga kjo, unë kuptova se edhe Kadriu ishte rekrutuar si unë.

Këtu dua të shtoj se edhe Nesti Kerenxhi ishte arrestuar disa muaj pas Kadri Hazbiut, pikërisht për t’u përdorur si dëshmitar në gjyqin e Kadriut. Në të vërtetë ati e përdorën në gjyqin e Kadriut, duke dëshmuar për ato fjalë që tha Mihallaqi vetëm se i zbukuroi gjoja me elozhet dhe perspektivën që Tito fliste për Kadriun. Të gjitha këto, që ishin të sajuara dhe të montuara, vetë Kadri Hazbiu në kundërpërgjigjet dhe pyetjet që u bëri atyre dëshmitarëve i nxori pa themel dhe të pabazuara. Ai i hodhi posh të me neveri. Më vonë morëm vesh se pas deponimit si dëshmitar në gjyq kundër Kadriut, megjithëse ishte dënuar 15 vjet, Nesti Kerenxhiun e liruan nga burgu për qëndrimin që ai mbajti në gjyqin tonë. Dukej që çdo gjë ishte e planifikuar dhe e kombinuar në të gjitha mënyrat.

****

Gani Kodra, ish shefi i Sigurimit te Byrosë Politike

Gani Kodra, ish shefi i Sigurimit te Byrosë Politike

KUSH ËSHTË GANI KODRA DHE SI I REALIZUA DITARI I GJYQIT  ‘HORRORR”

Ish-shefi i sigurimit të Byrosë Politike për më se 20 vjet me radhë dhe njeriu më i afërt i familjes së Mehmet Shehut, kur u arrestua në fillim të vitit 1982, nuk e kishte menduar asnjëherë se do të arrinte një ditë dhe ai do të dilte i gjallë prej burgut dhe prej grackës së rrezikshme të diktaturës.

Ai akuzohej si anëtar i organizatës më të rrezikshme kundërrevolucionare të drejtuar nga Mehmet Shehu. Pas kësaj akuze, së bashku me Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Peçinin dhe Llambi Ziçishtin të cilët u dënuan me vdekje, Gani Kodra për 17 muaj në hetuesi, do të përballonte lloj-lloj torturash dhe prapaskenash të tmerrshme. Pas hetuesisë, ai për ditë të tëra do të detyrohej në bankën e të akuzuarve të përballej me lloj-lloj dëshmish, të cilat mes intrigave të sajuara nga Prokuroria dhe Hetuesia do ta kalonin ashtu si dhe Kadri Hazbiun shumë herë në gjendje torturuese fizike dhe psikologjike.

Dëshmitarët që hidhnin baltë dhe akuzonin Kadri Hazbiun, Feçorin, madje Mehmetin dhe vetë Gani Kodrën vinin e iknin radhazi në atë sallë të vogël të ambienteve të burgut 313. Ndoshta ata dëshmitarë, madje dhe vetë prokurori dhe të gjyqtari i çështjes nuk mund ta kishin menduar se një ditë do të kthehej pllaka politike dhe dikush si Gani Kodra do të arrinte të dilte i gjallë, dhe puna e parë që do të bënte  do të ishte hedhja në letër e gjithë asaj te tragjedie të ndodhur brenda mureve ku rrinte të i lidhur së bashku me Kadri Hazbiun.

Ai arriti të dilte i gjallë nga burgu vetëm në vitin të 1990 dhe menjëherë filloi të hedhë në letër vuajtjet e tij që i ishin skalitur në kokë si he ditët më të llahtarshme të jetës.

EKSKLUZIVE/ Zbardhet ditari i rrallë i ish-shefit të Sigurimit të Bllokut! Mihallaq Ziçishti tregoi si u rekrutua nga Dushan Mugosha: Kadri Hazbiu ishte agjent i jugosllavëve dhe sovjetikëve! Tito tha; Hazbiun mbajeni afër se… (PJESA 2)

EKSKLUZIVE/ Ditari i rrallë nga brenda gjyqit të Kadri Hazbiut, ish-shefi i Sigurimit të Bllokut rrëfen: Si e torturonin Mihallaq Ziçishtin dhe dëshmia që vuri me shpatulla pas murit ish-ministrin e Brendshëm  (PJESA 1)

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura