Demokratët Evropianë kanë bërë një tjetër reagim në lidhje me protestat qytetare që vijojnë prej mbi 50 ditësh në Tiranë, ku kërkohet jo vetëm dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, por edhe largimi i klasës politike.
Në një reagim, Demokratët Evropianë shprehen se Edi Rama dhe Sali Berisha duhet të largohen dhe se vendi meriton një udhëheqje të re, me institucione të përgjegjshme si dhe një të ardhme vërtet evropiane.
“Në ditën e pesëdhjetë të protestave në Tiranë, një pankartë e përmbledh krizën: “Shqipëria nuk është një resort privat.” Qeveria e Edi Ramës ka mbështetur një projekt që kërcënon tokën e mbrojtur, ndërsa minon transparencën dhe besimin në shtetin ligjor. Opozita e Sali Berishës ka dështuar të ofrojë një rinovim demokratik të besueshëm. Shqipëria meriton një udhëheqje të re, institucione të përgjegjshme dhe një të ardhme vërtet evropiane. Të dy duhet të largohen.”, thuhet në reagim.
© Panorama.al













