NGA SEFER PASHA
Nuk kam shumë ditë që jam kthyer nga Drenica e Pashës. Zi ka në çdo shtëpi, mëhallë, fshat e qytet. Janë qindra dhe mijëra të vrarë e të zhdukur. Nuk ka asnjë lajm për rrëmbimin e profesor Ukshin Hotit qysh në 16 maj të vitit 1999. Po a i njeh ministrja serbe krimet e Millosheviçit? Ja disa prej tyre. Në Krushën e Vogël janë rrëmbyer e më pas janë zhdukur rreth 70 për qind e meshkujve që nga mosha 13-vjeçare deri në moshën 77-vjeçare.
83 gra kanë mbetur të veja. 113 burra e djem i mblodhën në një vend, i ekzekutuan dhe kufomat e tyre i dogjën dhe i hodhën në Drin. 270 burra janë vrarë në Krushën e Madhe. 352 burra në Korenie, 81 në Celinë, 36 në Trinjë e lista nuk ka të sosur. Në luftën e fundit të udhëhequr nga Millosheviçi makinat frigoriferike mbusheshin me kufoma në Reçak, në Prizren e në disa vende të tjera, ku ishin bërë masakra dhe kufomat zbrazeshin në lumin e Danubit. Kur kosovarët masakroheshin ata nuk bën ndaj serbëve asnjë rezistencë. Nuk i kundërshtuan me armë milicët dhe ushtarët e Millosheviçit.
Por që të jemi sinqertë me ministren serbe që kërkon të bëjë spastrimin etnik të ri po i tregoj vetëm një krim të kosovarëve. Gjatë luftës të vitit 1999 në një fshat rrëzë Drinit të Bardhë jetonte një plak e cila kishte shërbyer si mami në disa fshatra. Kur Kosova po spastrohej prej Millosheviçit ushtarët serbë përdhunuan në sy të burrave me dhjetëra femra të bukura kosovare dhe i lanë shtatzëna. Këto gra fatkeqe shkonin tek mamia plakë dhe aty ajo u bënte abort. Kufomat e foshnjave i hidhte nga shkëmbi në Drin. Ajo nuk mund t’i linte femrat kosovare, që ato pa burra të rrisnin fëmijët e serbëve.
Po kjo nepërka me dy kokë Snezana Paunoviç mendon që në një gjenocid të ri kosovarët do ta ulin kokën. Jo! Pushkët dhe mitralozët e kosovarëve do të zbrazen brenda në Beograd. Dhe në kopshtin e ministres që tmerroi dynjanë me deklaratën e saj skandaloze do të hidhen bomba. Ju Snezana Paunoviç u shfaqët këto ditë si Vaso Çubrilloviqi. Ja çfarë thoshte idhulli yt Çubrilloviqi: – “Në hartën bashkëngjitur shihet se cilat rrethe duhet të shpërngulen.
Këto janë: – Dibra e Sipërme, Pollogu i Poshtëm, Pollogu i Sipërm, Mali i sharrit, Drenica, Peja, Istogu, Vuçiterna, Stavica, Llapi, Graçanica, Gjakova, Gora, Podrimja, Gjilani dhe Kaçaniku”. Libri “Shpërngulja e shqiptarëve” i Vaso Çurbrilloviqit u paraqit në klubin e Kulturës në Beograd më 7 mars 1937. Këtë libër ju e mbani si Bibël në zyrën tuaj. Thonë se e lexoni me ngazëllim dallëditës. Nuk e di se me çfarë epiteti t’ju flas e t’jua shkruaj emrin se ju kohët e fundit kur folët për një spastrim të ri të kosovarëve u shfaqët dhe si një narciste. Kështu nuk flet në mes të Evropës një ministre. Ju nuk jeni ministre, por një hienë.
Po të kujtoj dhe ndonjë krim të vjetër. Në Gjakovë serbët kishin zhdukur një fis të madh. Kishte shpëtuar një çift i ri të martuar. Çifti gjakovar u ngjit në mal. Dhe një jetë të tërë udhëtoj në male e në bjeshkë. E ushqenin bjeshkëtarët. Çifti nga Gjakova lindi disa fëmijë. Këto fëmijë u rritën dhe u martuan udhëve me malësor të tjerë. Më në fund çifti u plak dhe pyeti një mëngjes ca kositës bari, por ata nuk dinin shqip.
Çifti gjakovar aty mori vesh se duke udhëtuar për 50 vjet mal më mal ata kishin mbërritur në bjeshkët e Bullgarisë. Më në fund çifti u kthye në Gjakovë. Por aty ata u çuditën. Gjetën lagje të reja, pyje të paprerë, liqene me zambak, ujëvara të egra, gratë bënin nga tre fëmijë, tufa me dhi të egra, zjarre të pashuar, kroje nëpër shkëmbinj, uzina e fabrika dhe ura ku kurrë nuk kishte pasur lumenj. Gjithçka kishte ndryshuar. Një gjë ishte si dikur. Serbët si një herë e një kohë i përndiqnin kosovarët. I burgosnin dhe i vrisnin. Ishte e njëjta pamje. Kam përgatitur për ty Snezana Paunoviç një album me fotografi. S’besoj se do të trishtohesh. Është gjetur një fotografi në varrezën e Reçakut.
Në foto duket një fëmijë i vdekur me biberon në gojë. Ai është në krah të nënës së vrarë nga milicët serb. Kurse në një tjetër fotografi shihet një tufë me çakej të cilët tërheqin zvarrë kosovar gjysmë gjallë e gjysmë vdekur. Gjithashtu në faqet e albumit do të shohësh varrezë masive me kufoma të djegura. Shfaqet një nuse e hipur në kalë me dhëndrin që e masakrojnë milicët serbë. Sheh besimtarë të varë në xhaminë e Prizrenit. Ushtarët serbë djegin arat me grurë dhe burra të cilët i tërheqin vetë parmendat kur bëhen mbjelljet e pranverës.
Është për të vënë duart në kokë kur do të marrësh vesh nga albumi që vijës së kufirit në tokën e Serbisë, ku nuk ka asnjë fshat, por ka varreza. Trupat e Millosheviçit i kanë marrë kosovarët e vdekur dhe i kanë varrosur në territorin e Serbisë, ku nuk ka asnjë fshat serb. Lajmi dramatik se ministrja serbe për Kosovën Snezana Paunovic ka deklaruar në Beograd me cinizëm se Millosheviçi ka përgjegjësi që në vitin 1998 nuk e spastrojë të gjithë Kosovën nga shqiptarët mua gjeti në ullishtat e Vlorës ku avash-avash ulliri kalinjot po piqet. Po të njoh moj ministre e Vuçiçit me një zog që quhet Gergu. Ai fluturon që nga Serbia dhe gjatë gjithë vjeshtës ushqehet me ullinjtë e pjekur të Vlorës.
Zogu Gerg që vjen nga Serbia është sa një pulë. Ai ka mish të mirë si të thëllëzës, por gjahtarët e Vlorës edhe pse e vrasin, nuk e hanë. E flakin si të jetë mish korbi. Pyes dhe gjahtarët më përgjigjen se Gergun ata nuk e hanë se serbët kanë bërë krime në Kosovë. Tani jam i detyruar që të citoj tragjeditë e shkaktuara nga milicët e Millosheviçit. Juristi Agron Limani u torturua me Ukshin Hotin. Atij kriminelët i vranë të atin Nebiun 58 vjeç, vëllain Luanin 22 vjeç dhe xhaxhain Limanin me të birin invalid që quhej Avdyl. Juristi Agron Limani i ka mbledhur dhe noterizuar çdo gjë që ka ndodhur. I ka paraqitur dhe në Prokurorinë e Kosovës.
Ja emrat e viktimave të masakruar në Krushën e Vogël fiks në datën 26 mars 1999. Janë plot njëqind e dhjetë vetë. Ja dhe emrat. Isni Elez Rashkaj, Nazmi Elez Rashkaj, Demir Nazmi Rashkaj, Kadri Nazmi Rashkaj, Refik Sadik Rashkaj, Ahmet Manush Berisha,Ramadan Jup Ramadani, Sabit Hysen Ramadani, Liman Hazer Limani, Avdyl Liman Limani, Nebi Hazer Limani, Luan Nebih Limnai, Adem Isuf Asllani, Asim Adem Asllani, Feim Adem Asllani, Muharrem Isuf Asllani, Nusret Muharrem Asllani, Nexhat Muharrem Asllani, Murat Bajram Ramadani, Salajdin Murat Ramadani, Afrim Lutfi Ramadani, Bajram Lutfi Ramadani, Shani Mahmut Hajdari, Halil Mahmut Hajdari, Hysni Mahmut Hajdari, Hysni Halil Hajdari, Qamil Mahmut Hajdari, Zenun Qamil Hajadri, Sait Mahmut Hajdari, Abaz Abedin Hajdari, Abedin Abaz Hajdari, Halim Abaz Hajdari, Salajdin Halim Hajdari, Nazim Halim Hajdari, Rasim Halim Hajdari, Vesel Halim Hajdari, Mursel Halim Hajdari, Bali Abvdyl Avdyli, Enver Bali Avdyli, Avdi Bajram Batusha, Enver Avdi Batusha, Visar Avdi Batusha, Asllan Islam Batusha, Syl Sadik Batusha, Bekim Syl Batusha, Muharrem Dervish Batusha, Beqir Dervish Batusha, Njazi Beqir Batusha, Zaim Qazim Batusha, Feim Zaim Batusha, Mërgim Zaim Batusha, Ahmet Qazim Batusha, Burim Ahmet Batusha, Lirim Ahmet Batusha, Milaim Qazim Batusha, Haxhi Rasim Batusha, Sejdi Mehmet Batusha, Amrush Sejdi Batusha, Osman Mehmet Batusha, Skyfer Osman Batusha, Hysen Magjum Zylfiu, Nazim Hysen Zylfiu, Afrim Hysen Zylfiu, Hamdi Dalip Zylfiu, Hamit Hamdi Zylfiu, Halim Haxhi Zylfiu, Xhelal Halim Zylfiu, Nikoll Shyt Prenkaj, Nue Shyt Prenkaj, Sejdi Haxhi Emrullahu, Nuredin Qazim Shehu, Sefer Nuredin Shehu, Fadil Nuredin Shehu, Xhafer Nuredin Shehu, Vesel Fadil Shehu, Visar Fadil Shehu, Adnan Sefer Shehu, Ajvaz Nuredin Shehu, Xhelal Sefer Shehu, Ismail Arif Shehu, Arif Ismail Shehu, Ismet Ibrahim Shehu, Mentor Ismet Shehu, Haxhi Avdyl Shehu, Arben Sadik Shehu, Destan Haki Shehu, Shefqet Destan Shehu, Aziz Haki Shehu, Sami Haziz Shehu, Selami Haziz Shehu, Miftar Haki Shehu, Nehat Miftar Shehu, Mehmet Miftar Shehu, Shani Qamil Shehu, Veli Qamil Shehu, Sali Shyqyri Shehu, Sahit Sali Shehu, Reshat Shyqyri Shehu, Bekim Reshat Shehu, Dervish Shyqyri Shehu, Raif Shyqyri Shehu, Nexhat Shyqyri Shehu, Xhavit Sali Shehu, Driton Sali Shehu, Nait Sali Shehu, Kujtim Reshat Sheu, Burim Refat Shehu, Flamur Reshat Sheu, Sinan Faik Shehu, Muhamet Ajet Emrullahu. Gjithashtu po i përcjell lexuesit emrat e grave të Krushës së Vogël, të cilat humbën njerëzit e tyre të dashur.
Ja lista me pamjen e saj të zezë: -1)Nexhmije Hajdari ka humbur pesë djem. 2)Aishe Shehu, bashkëshortin dhe katër djem. 3)Qerime Asllani, bashkëshortin dhe dy djemtë. 4)Mejdie Shehu, bashkëshortin dhe dy djemtë. 5)Hatixhe Asllani, bashkëshortin dhe tre djemtë. 6)Xhyferie Limani, bashkëshortin dhe djalin. 7)Kimete Limani, bashkëshortin dhe djalin. 8)Shukrie Limani, bashkëshortin. 9)Vjollca Asllani, bashkëshortin. 10) Miserete Asllani, bashkëshortin. 11)Zyra Asllani, bashkëshortin. 12)Sofije Rashkaj, djalin. 13)Zahrije Rashkaj, bashkëshortin dhe dy djemtë. 14)Lumturie Asllani, bashkëshortin. 15)Edbie Shehu, bashkëshortin. 16)Xhyferie Shehu, bashkëshortin.
17)Hanëmshahe Batusha, tre djem dhe pesë nipa. 18)Hyrishahe(Sefer) Shehu, bashkëshortin dhe dy djemtë. 19)Nurie Rashkaj, bashkëshortin. 20)Fatime Shehu, bashkëshortin dhe dy djemtë. 21)Myvedete Shehu, bashkëshortin. 22)Serbeze Shehu, bashkëshortin. 23)Merita Shehu, bashkëshortin. 24)Lirie Shehu, bashkëshortin. 25)Resmije Shehu, bashkëshortin. 26)Nesibie Shehu, bashkëshortin. 27)Vjollca Sheu, bashkëshortin. 28)Miserete Ramadani, bashkëshortin. 29)Miradije Ramadani, dy djemtë. 30)Xhyferie Ramadani, bashkëshortin dhe djalin. 31)ZylfieBatusha, bashkëshortin dhe djalin. 32)Afërdita Ramadani, bashkëshortin. 33)Hajrie Shehu, bashkëshortin. 34) Sakibe Berisha, bashkëshortin dhe djalin. 35)Havnije Hajdari, bashkëshortin. 36)Selvete Hajdari, bashkëshortin. 37)Shkurte Hajdari, bashkëshortin. 38)Drita Hajdari, bashkëshortin. 39)Sadije Hajdari, bashkëshortin dhe djalin. 40)Fetije Hajdari, bashkëshortin. 41)Zamire Hajdari, bashkëshortin. 42)Hidajete Hajdari, bashkëshortin dhe djalin. 43)Qelebie Hajdari, bashkëshortin dhe djalin. 44)Shkurte Hajdari, bashkëshortin. 45)Akile Zylfiu, bashkëshortin. 46)Fiqerie Zylfiu, bashkëshortin dhe vjehrrin. 47)Drita Batusha, bashkëshortin dhe vjehrrin. 48)Vezire Batusha, bashkëshortin dhe dy djemtë. 49)Atije Shehu, bashkëshortin dhe tre djemtë. 50)Akile Batusha, bashkëshortin dhe dy djemtë. 51)Shemsie Batusha, bashkëshortin. 52)Hyrmete Batusha, bashkëshortin. 53) Zahrije Batusha, bashkëshortin. 54)Letafete Batusha, dy djemtë dhe dy nipa. 55)Nexhmije Batusha, bashkëshortin dhe dy djemtë. 56)Xhylije Batusha, bashkëshortin. 57)Burbuqe Batusha, bashkëshortin. 58)Xhylferie Batusha, bashkëshortin dhe djalin.59)Lumnije Ramadani, bashkëshortin. 60)Nazmije Ramdani, bashkëshortin dhe djalin. 61)Elfete Ramadani, bashkëshortin. 62)Kade Ramadani, bashkëshortin. 63)Roze Prenkaj, bashkëshortin. 64)Zoje Prenkaj, bashkëshortin. 65)Shukrie Shehu, bashkëshortin. 66)Sanije Shehu, bashkëshortin. 67)Flurie Shehu, bashkëshortin. 68)Fiqerie Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 69)Luljeta Shehu, bashkëshortin. 70)Naxhije Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 71)Naxhije Shehu, djalin. 72)Hana Emrullahu, bashkëshortin dhe djalin. 73)Ziza Zylfiu, bashkëshortin dhe djalin. 74)Rrahime Zylfiu, bashkëshortin. 75) Zylfie Zylfiu, bashkëshortin dhe djalin. 76)Sabrie Batusha, bashkëshortin dhe djalin. 77) Zylfie Batusha, bashkëshortin. 78)Violeta Krasniqi, bashkëshortin dhe vjehrrin. 79)Azize Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 80) Zepa Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 81)Hyrishahe(Sadik)Shehu, djalin. 82)Lavdie Shehu, bashkëshortin. 83)Fetie Shehu, djalin. 84)Xhyzidie Batusha, djalin. 85)Hidajete Asllani, bashkëshortin. 86)Behare Shehu, bashkëshortin. 87)Nexhmije Shehu, bashkëshortin. 88)Remzie Batusha, bashkëshortin. Ministre Snezana!
Njihu me emrat kriminelëve serbë që kryen masakrën në të dy Krushat dhe në fshatrat e Rahovecit në mars të vitit 1999 e ku skenat apokaliptike i pa i gjithë planeti? Në dosje kam të gjitha gjenialitet. Po shënojmë vetëm emrat për lexuesit e gazetës.
1)SVETA TASIQ(polic). 2)MOMÇILO NIKOLIQ(polic). 3)DIMITRIJA NIKOLIQ. 4)SAVA NIKOLIQ. 5)ZILATKO GJERGJEVIQ. 6) GJEORGJE CVETKOVIQ. 7) RANKO NIKOLIQ. 8)RANKO(CULI)PETKOVIQ. 9)ZVEZDAN NIKOLIQ. 10)GORULUB (GORIÇI) GJERGJEVIQ. 11)RASHKO NIKOLIQ. 12)KRUNISLLAV NIKOLIQ. 13)DRAGOLUB NIKOLIQ. 14)NOVICA NIKOLIQ. 15)STANIMIR NIKOLIQ. 16)MILADIN NIKOLIQ. 17)VITKO NIKOLIQ. 18)RADE NIKOLIQ. 19)DANILLO NIKOLIQ. 20)BLLOGOJE(BAZHI) NIKOLIQ. 21)BOGULB NIKOLIQ. 22)GORAN NIKOLIQ. 23)BOBAN NIKOLIQ. 24)MILOSH NIKOLIQ. 25)SREÇKO(KEKA)TASIQ. 26)DARKO TASIQ. 27)STAJKO(VUÇE) PETKOVIQ. 28)SASHA PETKOVIQ. 29)DOJÇILO PETKOVIQ. 30)DOBRI PETKOVIQ 31)PREDRAG(DRAGI) PETKOVIQ.
32) BORISLAV CETKOVIQ. 33)GORAN PETKOVIQ. 34) NENAD PETKOVIQ. 35)GOLLUB PETKOVIQ. 36)DEJAN PETKOVIQ. 37)MILOSH PETKOVIQ. 38)STEVAN PETKOVIQ. 39) GOROLUB(TRAJÇE) CVETKOVIQ. 40) MILADEN (MADA)GJERGJEVIC. 41) BOSHKO GJREGJEVIC. 42) NEBJOSHA GJERGJEVIC. 43)SLLAVKO PETKOVIQ. 44)JOVAN(GALLI) PETKOVIQ. 45)ALEKSANDAR (GOCKI) PETKOVIQ. 46)PERA STANKOVIQ. 47) STANISLLAV (TANI) DIMITRIJE. 48)KRSTA NIKOLIQ. 49)DUSHKO NIKOLIQ. 50)NENAD NIKOLIQ. 51)BLLOGOJE NIKOLIQ. 52)CVETKO NIKOLIQ. 53)BAJRAM(rom) GASHI. 54) AGIM GASHI(rom). 55)LULZIM GASHI (rom). 56) JOVAN (JOVÇI) NIKOLIQ. 57)STANKO CVETKOVIQ. 58)TOMCE CVEKTOVIQ. 59)DRAGAN TOMIQ.
Shumë rrugë në Krushën e Madhe kujtojnë emrat e mallkuar të milicëve që qëlluan krushasit e pa mbrojtur. Sot krushasit thonë se në rrugën mbi Celinë hapi zjarr Miladin Nikoliqi. Populli gjithçka e ka fiksuar. Edhe fëmijët i kanë mësuar emrat e milicëve serb që kryen masakrën e pashembullt. Në orët e masakrës së llahtarshme një burrë merr në duar djepin, ku e shoqja kishte lidhur djalin e vogël. Kur shtëpisë po i vihej flaka, e zonja e shtëpisë u ndodh tek komshia.
Dhe i shoqi merr djepin në duar dhe vrapon. Por në një udhë me gorrica militarët serbë e vrasin krushasin, që kishte në duar djalin e vogël të lidhur në djep. Të nesërmen e shoqja, e cila po kërkonte burrin dhe djalin që e la në djep, dëgjon në udhën mbi varreza të qara të një fëmije. Aty ajo gjen burrin e vrarë dhe fëmijën që qante. Djalin e ruante macja e shtëpisë me dy kotele të vogla. Krimet e serbëve nuk i nxë asnjë enciklopedi. Hamleti thotë: – “O tmerr! – O tmerr! – O tmerr i patreguar!” Shënim! Gjithçka që thuhet në këtë shkrim është e noterizuar pranë organeve kompetente në Kosovë.
/GazetaPanorama
© Panorama.al












