Përgatitja e Bajernit nis mes rinovimeve dhe mungesave, Kompani përballet me fillim të pazakontë

Jul 21, 2026 | 12:13

Pas përfundimit të Botërorit, Bajerni ka nisur gjithashtu përgatitjet për sezonin e ri, edhe pse klubi duhet ende të tregoj durim. Të arrish në qendrën stërvitore të Bajernit pa shkaktuar ndonjë aksident është bërë më e vështirë se zakonisht.

kompani

Vendet e parkimit janë të pakta në të dyja anët, ndërsa njëra anë e rrugës është pothuajse tërësisht e bllokuar. Klubi bavarez po zhvillon aktualisht një projekt të madh rinovimi, në të cilin po investon rreth 100 milionë euro. Qendra stërvitore po merr një pamje të re: po rinovohen ambientet, po zmadhohen dhomat e zhveshjes, po krijohen hapësira të reja dhe po ndërtohen fusha hibride.

Kudo dëgjohen zhurmat e eskavatorëve dhe punimeve të ndërtimit, të shoqëruara herë pas here me re pluhuri. Edhe dyqani i tifozëve, që ndodhet në zemër të kompleksit, po rinovohet dhe pritet të rihapet javën e ardhshme. Deri atëherë zhurmat nuk do të ndalen, por trajneri Vinsent Kompani do të duhet të mësohet me to. Me kërkesën e tij po ndërtohet një sallë e re mbledhjesh me dalje direkte në fushën stërvitore, ndërsa ai synon të hedh themelet për një sezon që, në skenarin më të mirë, të jetë edhe më i suksesshëm se ai i kaluari. Megjithatë, fillimi nuk është aspak i lehtë për Kompani.

Gnabri dhe Lenart Karl vazhdojnë programin e rikuperimit, ndaj vetëm gjashtë futbollistë të ekipit të parë u paraqitën të hënën për testet e zakonshme fizike. Ndërkohë, Kompani po plotëson grupin me futbollistë të akademisë dhe talente të rinj. Shumica e lojtarëve të kombëtares gjermane, përfshirë Xhoshua Kimish, do t’i bashkohen skuadrës javën e ardhshme, kur ekipi të udhëtoj për katër ditë në Tegernze. Aty do të zhvilloj edhe stërvitjen e parë me Bajernin Nathaniel Broën.

Jamal Musiala do të stërvitet individualisht pas operacionit të planifikuar të vogël në këmbë dhe, njësoj si Ismael Saibari, Alfonso Dejvis, Gnabri dhe Lenart Karl, do të mungoj në turneun e Bajernit në Korenë e Jugut dhe Hong Kong në fillim të gushtit. Majkëll Olise, Dajot Upamekano dhe Herri Kejn do të kenë tashmë mundësinë të rikuperohen pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës. Ndërkohë, Luis Diaz, Konrad Laimer dhe disa lojtarë të tjerë do të udhëtojnë me skuadrën drejt Azisë, por fillimisht do të qëndrojnë me ekipin në Tegernze. Për Kompani ka shumë punë për të bërë, por mbi të gjitha shumë koordinim.

KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura